Monitorimi i produkteve bujqesore Made in Albania ka nje rritje nga strukturat pergjegjese te BE-se por edhe nga konsumatoret e tjere jashte tregut Europian.
Nisur nga ky shqetesim specialisti i bujqesise Ilir Pilku terheq vemendjen e fermereve duke i keshilluar te jene te kujdesshem.
KESHILLIM BUJQESOR.
Per te gjithe fermeret e serrave, ju lutemi mos perdorni preparate te moslejuara te grupit te dithiocarbamates, sepse jemi ne lupen e kontrollit europian te eksporteve.
Eshte preparat i demshem qe nuk lejohet nga BE-ja. Per me teper, kjo mund te vendose ne diskutim çertifikimet GlobalGap.
Ju keshilloj shume miqesisht, nisur nga fakti qe po merrem me kete ëeshtje ne eksportet tona. Demi i eksportuesve eshte ne rradhe te pare nje dem direkt per prodhuesit. Faleminderit!