Prodhimtaria organike ngadalë po përhapet edhe në bujqësinë e Maqedonisë së veriut. Një pjesë e fermereve po fillojnë të kuptojnë se ky biznes i orientuar në eksport sjell edhe të ardhura të sigurta, duke marrë parasysh edhe faktin se ato në tregun vendor janë më pak të kapshme për konsumatorin e rëndomtë për shkak se janë më të shtrenjta. Në vitet e kaluara në Maqedoni janë kultivuar në mënyrë organike edhe bimë aromatike dhe shëruese, pemë, perime, drithëra, lopë, dele, dhi dhe bletë.
Sipas specialisteve te marketingut bujqesor dhe agronomeve te fushes e ardhmja e ketij sektori eshte “Bujqesia Organike”, pasi ka nje treg te garantuar ne te gjithe vendet europiane. Qeveria Shqiptare duhet te kete nje qasje dhe nje nxitje per subvencionimin e bujqesise organike pasi prodhimi i frutaperimeve te kesaj cilesie natyrisht kerkon nje perkrahje edhe nga shteti.