Reklame:

Kujdesi dhe higjiena e prodhimit te qumeshtit

Higjiena e prodhimit të qumështit nënkupton ftohjen dhe ruajtje e duhur të tij, pra duhet kushtuar kujdes të veçant në mënyrë që të mbahet qumështi i shëndetshem. Qëllimi kryesor i ftohjes së qumështit është parandalimi i shumëzimit të mikroorganizmave, që shkaktojnë prishjen e qumeshtit.

Prandaj, pas mjeljes qumështi ftohet në kova, në pajisje speciale – Laktofriz.
Në të njëjtën kohë, temperatura e qumështit e cila është afër temperaturës së trupit pas mjeljes, zvogëlohet në rreth 4° C sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo temperaturë konsiderohet më e përshtatshme për ruajtjen e qumështit.
Ruajtja e qumështit në temperatura nën 4° C dhe në temperaturën mbi 0 e ruan cilësinë e tij të shkëlqyeshme derisa të përpunohet për qumësht të lëngshëm ose të prodhohet në produkte qumështi. Nëse temperatura e qumështit ulet edhe më shumë, ajo mund të ngrijë, sepse temperatura e ngrirjes së tij është pak më e ulët se temperatura e ngrirjes së ujit (rreth 0,55° C).

Për këto qëllime, përdoren rezervuarët të veçantë ftohës (Llaktofriz) që ulin temperaturën e qumështit nga 35° C menjeherë pas mjeljes në 4°C për 3 orë. Depozitat me kapacitete të ndryshme për ftohje të qumështit mund të gjenden në treg. Kapciteti i tyre mund të jetë prej 100 e deri ne disa mijëra litra.
Laktofrizet janë nga një mjetet themelore për punën e çdo fermeri prodhimtari komerciale.

Meqenëse shumica e prodhuesve të vegjël nuk kanë kushte për ftohjen e duhur të qumështit, krijohen pikat e grumbullimit ku qumështi mblidhet, ftohet dhe dërgohet në qumështoret. Qumështi duhet të dorëzohet në pikat e grumbullimit menjëherë pas mjeljes në mënyrë që të ftohet para se mikroorganizmat të fillojnë të shumëzohen. Konsiderohet se për dy orët e para, më së shumti gjashtë orë, mikroorganizmat në qumësht nuk mund të shumëzohen. Koha e fillimit të shumezimit të mikroorganizmave në qumësht varet nga numri i tyre, lloji dhe temperatura e qumështit.

Qumështi i papërpunuar i shitur përpunuesëve duhet të ketë më pak se 80,000 baktere per klasen Ekstra, baraz ose me pak se 100.000 bkatere klasa e parë, klasa e dytë baraz ose me pak se 300.000 baktere dhe klasa e tretë, baraz ose me pak se 500.000 baktere.

Lista e parametrave që testohen ne qumesht janë:
1. Numri i kolonive bakteriale
2. Numri i qelizave somatike
3. Yndyra
4. Proteina
5. Laktoza
6. Materia e thatë jo  yndyrore
7. Totali i materies së thatë
8. Pika e ngrirjes
9. Densiteti dhe
10. Aciditeti
Në bazë të Udhëzimit Administrativ 20/2006 ” Për standardet e cilësisë dhe kategorizimi të qumështit te freskët” , Në këtë laborator bëhet edhe kategorizimi i mostrave të qumështit .