Reklame:

Bujqesia ne ditet e saj me te veshtira/ Fermeret drejt falimentimit

Viti pandemik 2020 rezultoi mjaft problematik per bujqesine e vendit tone, ku renia e kerkeses dhe e fuqise blerese beri qe cmimet te ishin nen kosto per fermeret.
Eksportet pas mbylljes se pare nisen te ndiznin “driten ne fund te tunelit” per kete sektor i cili pesoi nje goditje te forte, por mbyllja e dyte ne te gjithe vendet e BE dhe vendet e tjera te rajonit rezultoi fatale per fermeret te cilet kane mbi supe edhe mungesen e subvencionit nga Ministria e Bujqesise.
Agronomi Ardit Bali i cili eshte cdo dite ne kontakt me fermeret dhe e njeh situaten nga afer ka bere nje postim me foto dhe video per kete gjendje te mjerueshme.
Ja çfare shkruan Agronomi Bali: – Bujqesia ne ditet e saj me te veshtira. Fermeret drejt falimentimit.

Ato shprehen se nuk mbulojn shpenzimet por pjesa me e madhe e tyre ka edhe kredi te cilat nuk kan mundesi ti paguajn
Gjithashtu ato ankohen se nuk mund ti mbjellin serat e tyre per sezonin e ardhshem sepse nuk i japin fara e fidan pasi nuk kan likujduar te parat pjesa me e madhe e tyre kan shkulur e kan hedhur qindra ton te prodhimit te tyre per arsye se cmimi per kilogram eshte me i lire se kosto e prodhimit.
Fermeret po ashtu ankohen edhe per subvencionet qe nuk perfitojne. Madje ka nga ata qe deklarojn se keto dit eshte mbyllur edhe aplikimi per te perfituar gjoja naft pa taksa e tvsh dhe nuk i kan informuar ne lidhje me kete megjthse jane pesimiste se kjo mund te ndodh pasi sipas tyre kjo gje shkon sipas njohejeve dhe jo tek Fermeri.
https://www.facebook.com/ardit.diti.393/posts/3983219111711949

Gjithashtu edhe Kryetari i Sindikates se Fermereve te Bashkuar z. Eduart Sharka i cile ka qen gjithmone ne krah te fermereve per te ngritur problemet e tyre ne veshin e shurdher te Ministrise se Bujqesise, ka publikuar disa pamje vertete te dhimbshme ku shihet se fermeri Flori Vrapi nga Drenovica dhe te gjithe fermeret e tjere po e hedhin pertoke te gjithe prodhimin e domates dhe trangullit si pasoje e mungeses se tregut per shitje.

Flori shprehet se e ka te pamundur te shese domaten me 20 leke/kg, cmim i cili eshte nen kosto dhe krahas kesaj te shlyej edhe kredine e me pas te arrije ta rimbjelle per sezonin e ardhshem.

https://www.facebook.com/eduart.sharka.31586/videos/260661615479677