Reklame:

Parashikimi i motit/ SHMU: Mot i paqendrueshem me vranesira mesatare ne te gjithe vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar njoftimin mbi situatën e motit në të gjithë vendin duke theksuar se kryefjala e javës që presim përpara do të jetë moti i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura (nuk do të mungojnë orët me kthjellime) shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Sipas njoftimit për ditën e nesërme 5 janar 2021, pritet që moti të jetë kryesisht i vranët por edhe alternime kthjellimesh në orët e mesditës me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e juglindjes priten reshje të dendura dëbore.

Ndërkaq SHMU bën me dije se reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar rikthehen ditën e Mërkurë ndërsa në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 500 metër reshje të dendura dëbore dhe në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 800 metër.

Po sipas parashikimit të SHMU për ditën e Enjte dhe të Premte pritet që moti të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Premte në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore.