Reklame:

Kalendari i Bujkut per muajin Janar 2021

Me poshtë po japim punet kryesore që duhet te behen nga ana e bujkut si edhe masat qe duhet të merren për mbrojten e kulturave bujqësore nga semundjet dhe demtuesit për muajn Janar 2021.
PUNET NE ARA

NE GRURE
Ne arat e mbjella me grure te behet kujdes qe kullimi te jete ne efiçenc , ne vatrat qe jane te zverdhura per arsye te teprices se lageshtires.
Te zhbllokohen vijat kulluese te bllokuara, te behet pleherimi me plehera azotike. te vrojtohen vazhdimisht arat me grure per te bere te mundur zbulimin ne kohe te krimbit tel, zabrussit, dozes e te tjera. Te perdoren ushqimet e helmuara ne forme vatrash. Per barerat e egra, te behet luftimi i tyre mekanikisht, ose kur nuk eshte e mundur mekanikisht te trajtohen me herbicide duke ndjekur keshillat e Fitofarmacistit.

Domatja më e kërkuar nga Europianët, 30% e sip me ketë varietet…NE DOMATE
Në sera me ngrohje bimet jane në madhesi afersisht 50 cm. Të bëhet kujdes për demtuesit si kepushat, krahebarbardha, miza minues, për semundjet si vrugu, kalbezimet, kermijte, minjte e fushes.

NE PATATE
Nga fundi i muajit eshte koha për mbjelljen e patates. Në fundin e gropes se bashku me plehun organik te hidhet edhe ndonje dizifektant nje luge gjelle ne fund te çdo grope. Ne rastet kur patatet jane te medhaja atehere duhet te priten ne gjysem, dhe te lyhen me hi zjarri, për të bërë dezifiktimin dhe për të bërë një farë izolimi të plages nga agjentet e jashtem.

NE PEMET FRUTORE
Te perfundoje krasitja, pasi në shume peme frutore fillon bymimi i sythave dhe çelja e tyre.
Te behen sperkatjet me:
1. Hidroksid bakri 50% ne formen e bakrit metalik, 250 gram per 100 litra sulucion,
2. Me vaji mineral te parafinuar nitropollus-S dozen 0.1 % ,
3. Kloropirofos me 0.1 % etj.
Sidomos tek pjeshket s’duhet te nenvleftesohet trajtimi për flete-perdredhësen.
Të behen pleherimet, punimet e pemetoreve ku nuk është kryer, gelqerizimi i tyre (lyerja e trungut me gelqere i mbron pemet nga të ftohtit për disa grade Celsius. Një numer i madh i demtuesve (insekteve të ndryshem) dimerojne nën lekuren e pemeve. Lyerja me gelqere i shkaterron ato. Lyerja me gelqere sherben edhe si fungicide shkaterron organet e riprodhimit te kepurdhave dhe bakterieve që dimerojne në levoren e pemeve. Lyerja me gelqere mbron pemet deri diku nga brejtesit dhe 1-2 grade nga të ftohtit.
Menyra e pergaditjes së lengut të gelqeres.
1. Gelqere e shuar mirë . 5 kg
2. Squfur pluhur 0.5 kg
3. Kripe e zeze e zakonshme 0.5 kg
Përzihen me 15 litra uje, dhe lihet per 24 ore pa u perdorur pastaj perdoret duke lyer me furçe ose me rrul trungun dhe deget skeletore.
Të behen krasitjet dhe kullimi i vazdueshem i arave te mbjella me qershi, pjeshke, kajsia.
Të sigurohen fidanat për mbjelljet e reja. Këto të jënë të cilesise së mire dhe mbi të gjitha të çertifikuar nga Enti i Farave dhe Fidanave.

NË HARDHI
Të bëhen pleherimet me plehera organike duke hapur në dy anet e rrushtit një vijë 30 cm të thëllë dhe 30 cm larg trungut dhë në këtë vije hidhet plehu organik e pastaj mbulohet dhe plugohet. Në këtë muaj duhet te filloje krasitja dhe pas perfundimit te krasitjes te behet sperkatja me leng bordolez 2-3 % ose me preparate të cilat i shpjeguam per trajtimet e pemeve frutore qe shpjeguam me lart. Gjatë përgaditjes së lengut Bordolez duhet të kemi parasysh disa rregulla, më poshtë po japim menyren e pregaditjes së lengut Bordolez, me 1 %.

Një kg Gur kali dhe 1 kg gelqere e pashuar ose 1.6-1.8 kg gelqere e shuar. Guri i kalit (CuSO4), tretet ne nje fuçi 100 liter ( druri , betoni, plastike , por asnjehere hekuri ) ne 50 litra ujë me një fasho dhe lihet 24 ore deri sa të tretet plotësisht. Nje dite me vone në nje fuçi tjeter 100 liter, (druri , betoni, plastike ,por asnjehere hekuri ) me 50 litra uji, hidhen 1.6 -1.8 kg e shuar, keshtu u krijua qumeshti i gelqeres. Mbi qumeshtin e gelqeres hidhet sulocioni i Gurit te kalit-CuSO4, me kujdes ngadale duke e perzier vazhdimisht. Pasi keshtu gjate zhvillimit te reaksionit kimik formohen pjezesa me te vogla dhe reaksioni i perzierjes eshte bazik, qe bejne nje sulucion me te qendrueshem dhe me veti me te mira ngjitese ne bime. Po të hidhet gelqerja e tretur ne gurin e kalit te treture dote na formohen pjezesa me te medha si rezultat do te kemi edhe bllokim të sprucatorve të pompes, reaksioni i perzierjes është acid, perzierja nuk eshte e qendrueshme , nuk ka veti te mira ngjitese ne bime.
Neutralizimin e verifikojme keshtu:
-Letra e lakmuesit nga e kuqe duhet të ndryshoje ngjyre, të marri ngjyre të kaltert neqoftese nuk ndryshon ngjyre duhet të shtojme pak gelqere, derisa letra të marre ngjyren e kaltert.
– Letra e fenolftalines nga e bardhe merr ngjyre Roze.
– Por mundet ta provojme se a është pregatitur mire edhe duke zhytur thojin e gishtit te madhe në solucion neqoftese kur thoji e sjellim në drejtim të tokës dhe solucioni mbetet në thua si sumbull atehere eshte i rregullt.
– Lengu Bordolez duhet të perdoret vetem brenda dites.
– Perzihet me sulfazolin.
Ne Jonxhe
Ne qoftese shohim shume galeri ne arat e mbjella me jonxhe, ne nese arrihet numri i galerive per 100 m2 duhet te perdorim Rodenticide .

Ne bletari
Gjate Janarit lulezon Grath teli (latinishte), Thana, te tjera, peme frutore, bletet mbledhin polen dhe nektar, fillon gjenerata e re. Te kontrollohet blete me te ndegjuar zuzakjen e tyre.
Ne dhjeteditorin e fundit te muajit, kur temperature eshte mbi 14 grade dhe ne ditet e qeta te behet kontrolli i shpejte per pranine e Memes. Bletet qe nuk kane mema te futen mema qe jane nga
nukleuset, ose te bashkohen me te tjerat. Te pergatiten kornizat me tela, te riparohen zgjojet e vjeter, te kontrollohen per ushqim e nqs nuk kane ushqim te futet pogaçe bletesh me polen.
Pergatiti:
Agr . Jak PACANI
Agr . Aldo GAME
Agr . Ardjana VASIJA