Reklame:

Programi IPARD III/ Zgjerohet mbeshtetja per fermeret gjate 2021

Shqipëria përgatitet për programin IPARD III që adreson masa të reja mbështetëse për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë gjatë 2021.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po përgatit strukturat përkatëse për zbatimin e Programin IPARD III dhe fishat e masave te reja.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca bën të ditur se janë diskutuar mes strukturave administruese të programit IPARD për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, mbi përgatitjet e strukturave për Programin IPARD III dhe fishat e masave të reja.

AZHBR ndërkohë që administron IPARD II, për të alokuar fondet tek fermerët, po punon paralelisht me masat e reja të cilat do ta zgjerojnë gamën e mbështetjes së programit IPARD për zhvillimin bujqësor në vendin tonë.

Ndërkohë që prej 15 dhjetorit 2020 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka çelur thirrjen e tretë, të programit IPARD II që mbështet me grante investimet në fermë dhe përpunimin e fruta perimeve.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 29.1 milionë euro nga të cilat 75% ose 21.82 milionë euro kontribut i BE dhe 25% ose 7.28 milionë euro kontribut i buxhetit të shtetit”.

Dorëzimi i aplikimeve, vijon deri në datën 25 janar 2021.(ATA)