Reklame:

Kompesim per pronaret– Shpallet lista dhe shuma e detajuar per secilin perfitues

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara.

Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e përfituesve së bashku me kompesimin financiar të  pronarëve  të pasurive   të   paluajtshme,   pronë   private,   për sipërfaqet   takuese,   të   zëna   nga   ndërtimet   e legalizuara  në  drejtoritë  vendore  të  Agjencisë Shtetërore  të  Kadastrës:  Tiranë  Jug,  Kamzë, Vorë,  Tirana Rurale 2, Tirana Rurale 1, Fier, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Vlorë, Shkodër, Durrës,  Kukës,   Lezhë, Elbasan,  Gjirokastër, Tiranë Veri dhe Berat.

Masa e kompensimit është 65,475,37 (gjashtëdhjetë e pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë  presje tridhjetë e shtatë)  m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 801,771,425,4  (tetëqind e një milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e një mijë e katërqind e njëzet e pesë presje katër) lekë.

Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Drejtoritë  vendore  të  Agjencisë  Shtetërore të Kadastrës në të gjithë qytete e lartpërmendura do të  kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave do të ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi. Ky  vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Lista e emrave: https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/FZ-2021-16-1.pdf?fbclid=IwAR0yjnMsAAiZVR4lbJX_LSZxrLjVIZQnhXgYndEXjnXAGCFBCWg74pOyTGE