Reklame:

Kalendari i bujkut per muajin shkurt 2021

PUNET NE ARA
NË GRURE

Duhet te bëjm kujdes që kullimi të jete sa me i mirë , në vatrat qe jane te zverdhura per arsye te teprices se lageshtires. te zhbllokohen vijat kulluese të bllokuara, të bëhet pleherimi me plehera azotike, të vrojtohen vazhdimisht arat me grure për të bëre te mundur zbulimin ne kohe te zabrussit, krimbit tel, dozes e te tjera. Të përdoren ushqimet e helmuara ne forme vatrash. Për barerat e egra, të behet luftimi i tyre mekanikisht, ose kur nuk eshte e mundur mekanikisht te trajtohen me herbicide duke ndjekur keshillat e agronomit duke shikuar edhe temperaturat sepse për të bere trajtim me herbicid duhet të jetë temperature me e larte se 10 grande.

NË JONXHE
Për mbjedhjen e jonxhes duhet të bejm kujdes për zgjedhjen e fares ku ajo duhet të jetë e paster dhe ne varietete për shkakt të gjatesise se saj ku ne disa zona ka edhe erera te forta.

Për kultivimin e saj për nje dylym duhet rreth 5 kg, duhet te bejm kujdes dhe me token ku ajo duhet të jetë e kulluar dhe të jetë e pasur me lende pleheruese. Duhet te bejmë kujdes ne jonxhet e mbjella per koskuten sepse eshte nje nder demtuesit me te medhej te kesaj kulture.

NË VRESHTË
Periudha e qetësisë biologjike nuk është aspak periudhë qetësie edhe për vreshtarët. Proçese pune të tilla si: krasitjet, plehërimi, kullimi i tokës, lidhja e lastarëve, janë shërbime me vlera të përgjithëshme duke përfshirë këtu edhe vlerat fitosanitare. Është koha kur vazhdojnë trajtimet kimike dimërore. Këto trajtime mund të bëhen si me Lëng bordolez 2 %, ose me preparate me bazë vajra minerale, Ushtrohet kontroll për të manjanuar mbjelljen e fidanave të prekur nga sëmundjet dhe dëmtuesit të vreshtat, fermerë duhet të jeni të interesuar të konsultoheni me specialistë për të marrë siguri prej tyre për cilësinë e fidanave përpara se ato do t’i blejni. Kjo sidomos është e domozdoshme kur bëhet fjalë për sasi të mëdha fidanash për mbjellje.

Vazhdojnë po ato proçese pune me karakter agroteknik dhe fitosanitar që u përshkruan për muajin Janar. Kontrollet fitosanitare tëi fidanave që do të mbillen. Veçanërisht në vreshta, duhet të mënjanohet me çdo kusht mbjellja e hardhive me copa nga hardhitë e but, por të mbillen vetëm fidana të shartuar mbi hardhitë e egra antifilokserike, sepse ndryshe vreshtat mbeten nën rrezikun e përhershëm të morrit të rrezikshëm të rrënjëve të hardhisë e quajtur: “Filoksera e hardhisë”.

NE PERIME
DOMATE

Për domatet e mbjella në mjediset me ngrohje qendrore vazhdon kontrolli për të zbuluar ato dëmtues e sëmundje që u përmenden gjatë janaritm në serat diellore, nga mesi i shkurtit, fillon mbjellja e fidaneve në tokë e përhershme. Para mbjelljes në sera, po atë ditë që do te largohen nga shtrati, fidanat spërkaten me nje fungicide me baze bakri. Pasi i mbjellim ne tokë fidanat ne serë duhet te shperndajme edhe ushqimet helmuese për kermijet duke pasur parasysh edhe lageshtiren e madhe por edhe ndonje instekt tjeter. Sera duhet te jete me drenazhim të mirë te jete e kulluar të mos kete barer ate keqijë.

PATATE
Gjatë këtij muaji vazhdon mbjella e patates ose vazhdon mbirja e patates së mbjellë me parë. Për të nxitur mbirjen e patatës së pa mirë, ngastrat kontrollohen për nevojën e thyerjes së kores së tokes duke i bere capitje. Në rast se në ngastra ka ngacmime nga dosëza, në ngastra shperndajme ushqime te helmuara e mira me e mire eshte qe ta hedhim ne te njejtin kohe kur behet pleherimi I tokes dhe vendosja e zhardhokut ne tokë. Një kujdes duhet te bejmë edhe per barërat e këqij sepse na konkurrojne bimen, ku ketu mund te marrim nje herbicid selective kundrejt ketyre barërave.
NË ULLINJ
Krasitja e kesaj Kulture duhet të kete mbaruar por nqs ka akoma pa berë duhet berë dhe sperkatur me baze bakri, në vendet qe ka krasitje te medha duhet të izolohet për shkak se mund të jetë vendi me i mundur që të shkaktohet demtim.
Një alternativ e mirë për sperkatje për mbrojtjen sa më të mirë të kësaj culture nga demtuesit është trajtimi me Hidroksit Bakri + Vaj Mineral + kloropirifos ku keto tre lend active përzihen sëbashku dhe japin një nga mbrojtjet më të garantuara ndaj demtuesve (insekt dhe semundjeve).

Duhet të bëjme edhe plehërimet baze me lënd organike, por nqs bëjme me lënd kimike duhet të kemi parasysh moshen e ullirit sepse ndryshon sasia e lëndes që kerkon një bime. Nqs hedhim ushqime kimike duhet të kemi parasysh që janë me rendesi mikroelementet me bazë Bori, Hekuri, Magnezi, zink etj.

PEMET FRUTORE
Në pemet frutore vazhdon plehërimi me lend ogranike ose kimike edhe ketu si tek ulliri duhet të bejm kujdes në sasin që hedhim duke u bazur në moshen e pemeve dhe në baze të tokës që kemi duke perdorur plehera të balancuara që bimes mos ti krijojme shume stress, gjithmon pleherat duhet të jenë të mbuluara me dhe( e prashitur) dhe siperfaqja e hedhjes se plehut duhet të jete e hapur sa kurora e pemes.
Gjithashtu krasitja vazhdon edhe këtë muaj, ku pas krasitjes 1 ose 2 dite mbrapa duhet të bejm një trajtim kimik me bazë bakri ndaj semundjeve qe jan ne gjendje qetësie por që mund te jenë të gatshme per zhvillim gjatë kohës nëvijim. Dhe me kullimin duhet të bëjm kujdes nqs e shikojm si të nevojshme se ne parcel ka uje, duke hapur kanale të vegjël për të pasur nje kullim sa më të mirë,
Pergatiti:
Agr. Jak PACANI.
Agr. Aldo GAME.
Agr. Ardjana VASIJA.