Programi i prezantuar nga Partia Demokratike për sektorin e bujqësisë shihet si një ndryshim i madh nga ana e Sindikates së Fermerëve te Bashkuar.
Në një intervistë në Euronews Albania, kreu i SFB, Eduart Sharka tha se ka disa mënyra për të alokuar një fond prej 100 milionë eurosh.
“Ne mendojmë se ka disa përparësi, subvencionimi përmes prodhimit rrit efektivitetin e subvencionit sepse subvencionohet ai që prodhon, ky lloj subvencionimi lufton informalitetin sepse fermeri ka interes të marrë subvencion dhe për këtë atij i intereson të marrë faturë, me kjo skemë ka rezultuar e suksesshme me qumështin,” – tha Sharka duke kujtuar rastin e përdorur në vitin 2019, por vetëm për një vit për fermerët.
Ndërkohë eksperti i bujqësisë nga Partia Demokratike, Ndoc Fasllia tha se ky program ka në qendër të vëmendjes fermerin.