
Fermereve te Xarres ne Konispol sipas zotit Pilku iu shkaterrua rreth 50 – 60 % e prodhimit te mandarines si pasoje e bresherit ne muajin shtator 2020 dhe ata nuk moren asnje qindarke demshperblim nga shteti.
– “Politikat shteterore jane ne inekzistence, kete e them me bindje te plote. – shkruan specialist Pilku -Asnje mbeshtetje per fermeret e Konispolit. Edhe skema e subvencioneve per vitin 2021 nuk perfshin rrjetat antibresher per keta fermere te demtuar, apo cdo mundesi tjeter mbeshtetje”.
Postimi i plote:
Xarra e MANDARINAVE – Covid 19 – Ngrohja Globale – SHTETI
Nuk po fokusohem ne analizen e te gjithe hallkave te lart-permendura. Por, qe politikat shteterore jane ne inekzistence, kete e them me bindje te plote. Nderkohe qe viti 2020 priste nje prodhim rreth 35,000 ton (nga 31,235 ton ne 2019), bresheri i muajit shtator hodhi ne toke 50-60% te prodhimit dhe demtoi ndjeshem cilesine e frutave qe rezistuan. Demi i perllogaritur ne shtator ishte rreth 7-8 milion Euro, dhe ne total rreth 12 milion Euro.
Cfare beri SHTETI?
Asnje mbeshtetje per fermeret e Konispolit. Edhe skema e subvencioneve per vitin 2021 nuk perfshin rrjetat antibresher per keta fermere te demtuar, apo cdo mundesi tjeter mbeshtetje. Edhe certifikimin Global Gap i vitit 2020 nuk iu akordua (e perfituan 2 prodhuesit me te medhenj certifikaten Global Gap).
Nderkohe nga politikat e shendetshme bujqesore shikojme nje rritje gjigande te shteteve si Spanja, Turqia ne prodhimin e mandarines duke u bere faktor ne eksportet Europiane.
Kujt i sherben kjo politike e dobet ne bujqesi?
Humbjes se mundesise per te eksportuar dhe penetrimit te produktit te importit. Tashme mandarina vjen nga importi me nje cmim 160 lek/kg, nderkohe qe mandarina e Xarres u demtua plotesisht apo u tregtua me 15 lek/kg.
BUJQESIA kerkon mendje profesionale dhe financim.
