Reklame:

Certifikata e agroturizmit – Komision i posaçem per vleresimin e kushteve dhe kritereve per fermeret apo grupimet

Bizneset e agroturizmit do të pajisen me certifikatë nga një Komision i Posaçëm pranë Ministrisë së Bujqësisë. Është publikuara këtë javë në Fletoren Zyrtare Urdhëri i nënshkruar nga Ministrja Milva Ikonomi për përcaktimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të Komisionit Vlerësues të Certifikimit të Subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e agroturizmit, përcaktimin e procedurave të aplikimit dhe të vlerësimit të tyre për subjektet që aplikojnë për marrjen e “Certifikatës paraprake” ose “Certifikatës”, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyrën e ushtrimit dhe zbatimit të tyre si dhe rastet e pezullimit dhe/ose shfuqizimit të “Certifikatës paraprake” apo “Certifikatës”

Urdhëri përcakton se Aplikuesit mund të jenë fermerë, grup fermerësh, persona fizikë ose juridikë, shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (SHBB), si dhe organizatat e peshkimit (OP).  Fermerët, duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit, ndërsa shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor dhe organizatat e duhet të jenë të pajisur me NIPT/NUIS.

Dokumentet e nevojshme që duhet të plotësojë subjekti në lidhje me fermën bujqësore/blegtorale/peshkimit/akuakulturës apo njësinë agrikulturore janë: a) certifikatë pronësie për fermën/tokën ku zhvillohet veprimtaria që do të certifikohet; b) plan-biznesin; d) dhe mandatpagesën për aplikim në shumën 2000 lekë.

Urdhëri përcakton se Brenda 50 (pesëdhjetë) ditëve kalendarike nga depozitimi i aplikimit në portalin e-Albania ose nga data e ngarkimit të dokumentacionit të plotë në portalin e-Albania, Komisioni merr në shqyrtim dosjen e aplikantit dhe nënshkruan procesverbalin e vlerësimit për marrjen ose jo të certifikatës.