Reklame:

Pandemia – Mandarina dhe Politikat Bujqesore

Viti i shkuar shkaktoi jo pak probleme ne bujqesi si pasoje e pandemise por jo vetem, nje ndikim te madh paten edhe ndryshimet e klimes me bresherin ne muajin shtator.
Viti 2020 priste nje prodhim rreth 35,000 ton (nga 31,235 ton ne 2019), bresheri i muajit shtator hodhi ne toke 60-70% te prodhimit dhe demtoi ndjeshem cilesine e frutave qe rezistuan. Demi i perllogaritur ne shtator ishte rreth 7-8 milion Euro, dhe ne total rreth 12 milion Euro.Eksperti i bujqesise dhe agrobiznesit z. Ilir Pilku ne punen e tij te vazhdueshme ne zhvillimin e bujqesise ka perfunduar nje buletin informues mbi rezultatet e vrojtimit te prodhimit dhe tregut te mandarines ne Shqiperi. Nga te gjitha te dhenat e grumbulluara u arrit ne perfundimit se ngrohja globale (bresheri ne muajin Shtator) ndikoi ne shkaterrimin e 70% te prodhimit kombetar te mandarines, kryesisht ne rrethin e Sarandes (Konispolit).

Struktura e kultivimit te mandarines eshte e perqendruar 95% ne ate sezonalen, dhe nuk shtrihet jashte sezonit, ne menyre qe te plotesoje kerkesat e konusmatorit.
Hartimi i Politikave Bujqesore te mire-studiuara dhe kombinimi me instrumentat e duhur mbeshtetes, jane celesi i suksesit.
Me poshte keni edhe buletinin e publikuar nga Eksperti i bujqesise dhe agrobiznesit z. Ilir Pilku.