Reklame:

Prodhimi i grurit ne BE, pritet rritje kete vit!

Të korrat e grurit në BE po nisin pranverën në gjendje të mirë dhe rendimenti duhet të rimëkëmbet në vitin 2021, sipas shërbimit të monitorimit të të korrave në BE. Në projeksionin e parë për vitin 2021, shërbimi MARS vlerësoi se mesatarja e rendimentit të grurit të butë pritet në 5.89 ton për hektar, në rritje me 3.3% krahasuar me vitin 2020 dhe 3.5% sipër mesatares së 5 viteve të kaluara.

MARS deklaroi se projeksioni është bazuar në tendenca historike, duke marrë parasysh se është ende shumë herët dhe se rritjet e dukshme vijnë si pasojë e kushteve të dobëta në vitet e fundit.  Shërbimi i monitorimit të burimeve bujqësore deklaroi se rendimenti i elbit do të rritet me 9.4% nga viti i kaluar, në 5.88 ton për hektar. Shumica e Evropës regjistroi mot jashtëzakonisht të ngrohtë pas valëve të të ftohtit në Janar dhe Shkurt, që ndikoi në shkrirjen e shpejtë të borës. Defiçiti i reshjeve në pjesë të mëdha të Evropës Veriore dhe në rajonet e Baltikut dhe Mesdheut, nuk pritet të ketë ndikim negativ tek të korrat, sipas raportit mujor.