Reklame:

Mbi 60% e te rriturve kane arritur te reduktojne stresin e shkaktuar nga Covid-19 ne natyre

Kërkimet nga Fondacioni i Shëndetit Mendor kanë zbuluar se 62 përqind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar gjetën çlirim nga stresi i COVID-19 vetëm duke bërë shëtitje.

Më shumë se gjysma e të anketuarve gjithashtu menduan se kalimi i kohës në hapësira të gjelbërta i ka ndihmuar ata të përballen me rritjen e ankthit lidhur me pandeminë. Edhe nëse distanca e ecjes nuk ishte veçanërisht e largët dhe përfshihej pak ecje, dalja jashtë ka pasur një ndikim pozitiv në mirëqenien mendore të njerëzve.

Megjithëse shkenca ende nuk ka zbuluar saktësisht pse natyra është kaq terapeutike, hulumtimi mbështet gjetjet e studimeve të shumta të mëparshme të cilat tregojnë një lidhje midis aksesit në hapësirën e gjelbër dhe një rreziku të reduktuar të problemeve të shëndetit mendor.

“Thriving With Nature” sygjeron  teknika tokëzimi të cilat ndihmojnë në stresin dhe ankthin duke ju inkurajuar t’i kushtoni vëmendje asaj që mund të shihni, dëgjoni, ndjeni, shijoni dhe nuhatni.

“Ne duhet ta marrim seriozisht botën natyrore dhe të pranojmë se lulëzimi i njeriut varet nga ajo”, – tha   Dr Antonis Kousoulis, Drejtor për Anglinë dhe Uellsin në Fondacionin e Shëndetit Mendor.