Reklame:

Parashikimi i motit/ SHMU: Shi dhe debore ne te gjithe vendin gjate fundjaves!

Edhe pse zyrtrarisht Pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.
Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak dita e Shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash.

Më pas reshjet fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stuhive të dëborës.

E njejta situatë edhe ditën e Diel pasi moti sipas SHMU parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta reshje shiu me itensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndrësa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500metër.