Reklame:

Dita Boterore e Ujit/ Rendesia e menaxhimit te qendrueshem te burimeve te ujit

Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 marsin e çdo viti si Ditën Botërore të Ujit, si një mjet për të përqëndruar vëmendjen botërore në rëndësinë e ujrave dhe advokimin për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore.
Dita Botërore e Ujit është përkujtuar për herë të parë në 22 Mars 1993.
Tema e këtij viti është “Vlerësimi i Ujit”.
Dita botërore e ujit ka si qëllim tërheqjen e vëmendjes mbi rëndësinë e ujit. Kjo ditë synon t’i kujtojë njerëzve rëndësinë e ujit dhe promovon qëndrueshmërinë në menaxhimin e burimeve të ujit të freskët. Është një ditë për të festuar ujin. Është një ditë për t’u përgatitur për mënyrën se si ne të menaxhojmë ujin në të ardhmen.
Në nivel global mbi 80% të ujërave të ndotura dhe të përdorura kthehen në natyre të pa trajtuara duke e rrezikuar akoma më shumë ekosistemin në tokë.
Mbi 2 miliard apo 1/3 a popullatës në Tokë përdorë ujë të kontaminuar duke rrezikuar shëndetin me sëmundjet shumë të rrezikshme për jetën.
Si mbas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) rreth një milion persona vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të ujit të kontaminuar. Mbrojtja dhe menaxhimi i burimeve të ujit , trajtimi i ujërave të ndotura dhe ripërdorimi i tyre si dhe reduktimi ujrave të kontaminuara, do të jenë sfida për ekzistencën e jetës në Tokë.