Reklame:

Parashikimi i Motit/ Dimri pranveror do te vazhdoje edhe kete jave!

Ditët e dimrit që po përjeton i gjithe vendi me reshje shiu dhe dëbore duket se do te vazhdojne edhe per kete jave.
Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak pas dites se hene nuk do te kemi reshje shiu e debore por temperaturat do te vijojne te jene ulta.
Situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore . Gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare.

Mjegulla e mjegullina në lugina do të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit.

Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit si më poshtë vijon, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë.
Era deri në mesjavë përgjithësisht do të jetë e vrullshme në bregdet dhe zonat luginore nga kuadrati i veriut. Më tej e lehtë e lokalisht mesatare.
Pas këtyre ditëve dimërore pranvera pritet të zërë vendin që i takon.