Reklame:

Gjueti ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta/ Procedohen penalisht 4 persona

Pasditen e sotme stafi i AdZM Fier ne bashkepunim me Policine e Shtetit kane kapur ne flagrance e me pas arrestuar nje grup prej 4 personash qe kryenin gjueti ne zonen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta e cila duhet theksuar qe eshte nje zone e mbrojtur nder me te rendesishmet ne Ballkan.

Sipas nje postimi te Drejtorit te AdZM Fier z. Ardian Koçi behet e ditur se te 4 personat po kryenin brakonazh (gjueti me imitues zanor) ne brendesi te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta. Me tej z. Koçi vijon duke theksuar se gjithashtu jane sekuestruar te gjitha pajisjet dhe armet e gjahut qe personat dispononin ne kete aktivitet te paligjshem, ku nga AdZM Fier dhe Policia e Shtetit eshte kryer dokumentimi e me pas procedimi penal sipas sanksioneve ligjore ne fuqi per te 4 personat.

Shefi i Monitorimit Fotion Prençe i ben thirrje te gjithe gjuetareve apo dhe personave te tjere qe do te cenojne floren dhe faunen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, se stafi i AdZM Fier do te jete gjithnje ne mbrojtje te natyres dhe nuk do te kete asnje tolerim per kedo qe shkel ligjin dhe do te mbajne pergjegjesi penale dhe administrative per çdo dem qe do te shkaktojne me aktivete te paligjshme.