Për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht mbrojtjen e trashëgimisë natyrore shqiptare Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ndan tre çmime për gazetarinë më të mirë mjedisore, sipas konkusrit të lancuar më parë.3. Rajmond Kola i Zërit të Amerikës: “Gaforrja blu rrit dëmet për peshkatarët shqiptarë”
Projekti u zbatua me veprime më konkrete në 4 zona pilote: Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Rezervat i Mbrojtur Natyror të Kune Vainit, si dhe zonën e Porto Palermos. Veprimet u bazuan në problematiken mjedisore që paraqiteshin në këto zona, ku komuniteti lokal dhe shoqatat janë aktorë në zbatimin e planeve të menaxhimit për ZM dhe bashkëmenaxhues të burimeve natyrore në një zonë me vlera të larta të biodiversitetit (Porto Palermo) si tokësore dhe detare.
Në takimin e sotëm u prezantuan rezultatet e projektit, duke u fokusuar në eksperiencat bashkëpunuese të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe mediave në procesin e advokimit në luftën kundër korrupsionit në mjedis dhe zhvillimit të qëndrueshëm.Përmes këtij aktiviteti, do të inkurajohet mobilizimi i shoqërisë civile në bashkëpunim me mediat për të marrë një rol më aktiv në ndërmarrjen e fushatave të advokimit për të promovuar vlerat e trashëgimisë sonë natyore, për të tërhequr vëmendjen në probleme që kërkojnë zgjidhje, të denoncojnë bashkërisht publikisht abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin dhe pse jo të përqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe të vendimmarrësve në zgjidhje të mundshme që ofrohen. Ndërkohë janë zhvilluar një seri trajnimesh me gazetarët e pasionuar për mjedisin në rrethe dhe Tiranë, të cilët dhe paraqitën materialet e tyre në këtë konkurs.
Megjithëse Shqipëria ka një potencial dhe diversitet të lartë biologjik, ajo po vuan dëme të mëdha në vitet e fundit dhe në shumë raste të pakthyeshme, si në rastin e HEC-eve, guroreve, ndërtimit të infrastrukturës etj. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri ende nuk është integruar siç duhet në politikat kombëtare dhe lokale. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme.

