Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferikë shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Sipas njoftimit moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell ndërsa vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Sipas SHMU në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike ndërsa era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 10°C deri në 22°C
- zonat e ulëta 11°C deri në 23°C
- zonat bregdetare 12°C deri në 22°C.