Reklame:

Parashikimi i motit/ SHMU: Kushte te qendrueshme atmosferike deri te Premten

Sipas te dhenave te Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo javë do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qëndrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere. Sipas njoftimit karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më tepër prezente do të bëhen të enjten e të premten.

SHMU bën me dije se dendësimi i tyre do të vijë mesditën e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Po sipas informacionit të publikuar era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare dhe valëzimi në dete i forcës 2 deri 3 ballë ndërsa temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte si më poshtë: