Reklame:

JICA nis punen ne PKDK/ Mbahet takimi i pare i Komitetit te Perbashket Koordinues

Takimi i Parë i Komitetit të Përbashkët Koordinues (KPK) të “Projektit për Ndërtimin e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem u mbajt në 3 Qershor 2021 në Hotel Divjaka Resort, në Divjake. Projekti u lançua në 16 maj, pas 7 vjetësh që nga përfundimi i projektit të mëparshëm të JICAs në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta (DKNP) në vitin 2014. Projekti titullohej “Për Konservimin dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta (2012-2014)” Ndër rezultatet e projektit përfshihej hartimi i planit të menaxhimit për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të PKDK I përgatitur në Shtator 2014.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është krijuar si një organizëm profesional për menaxhimin e parkut në varësi të Ministrisë së Mjedisit. Kjo do të jetë sfidë e vazhdueshme duke vendosur një model për harmonizimin e ruajtjes me përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në PKDK përmes qasjes së menaxhimit të bazuar në ekosistem duke forcuar funksionin e Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar dhe Grupeve të tij të Punës.

KPK është komiteti drejtues i projektit i kryesuar nga Dr. Zamir Dedej, Drejtor i Projektit, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të  Mbrojtura, Përfaqësuesi Kryesor i Zyrës së Ballkanit të JICAs, Z. Takeichi Jiro dhe anëtarët e tjerë të KPK, Z. Ardian Koci, Menaxher i Projektit / Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Qarkut  Fier, Z. Baki Bala, Prefekt i Prefekturës së Fierit (Drejtues I Komitetit të Menaxhimit të PKDK), Z. Avni Koci, Drejtori i Bujqësisë  përfaqësues I Bashkisë Divjakë (Anëtar i Komitetit të Menaxhimit) , Z. ASANO Koji, Këshilltar Kryesor i Ekipit të Ekspertëve të JICAs dhe 3 ekspertë të tjerë japonezë.

Koci dhe Z. Asano prezantuan së bashku kornizën e projektit dhe planin e punës duke theksuar fushat e projektit, përshkrimin e projektit, qëllimin e përgjithshëm, strukturën dhe cështje të zbatimit dhe koordinimit. Më tej ata theksuan rolin e grupeve të ndryshme të interesit të përfshira në projekt nga AKZM dhe JICA duke përfshirë agjenci të ndryshme sektoriale dhe pushtetin vendor.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e KPK-së vlerësuan  se që nga përfundimi i Fazës I-rë, ka pasur disa ndryshime pozitive në biodiversitetin e parkut kombëtar. Parku Kombëtar Divjake-Karavasta njihet tani si parku më i vizituar në Shqipëri. Në mënyrë që të arrihet një ekuilibër midis përmirësimit të ekonomisë përmes bujqësisë, peshkimit dhe turizmit dhe ruajtjes së mjedisit dhe biodiversitetit të lagunës, zhvillimi i kapaciteteve të zyrës së menaxhimit të parkut kombëtar është thelbësor, si dhe bashkëpunimi midis të gjithë aktorëve, përfshirë pushtetin vendor dhe të gjithë sektorët e tjerë.

Në të kaluarën, shumë donatorë kanë ndihmuar në përmirësimin e kapacitetit menaxhues të parqeve duke ndërtuar dhe operuar qendra vizitorësh, duke zhvilluar mjete monitorimi dhe sisteme të menaxhimit të të dhënave etj. Për më tepër, sipas Vendimit të Qeverisë Shqiptare, AKZM do të lejohet të krijojë instrumente financiarë të cilët do të përdoren për menaxhimin e parqeve kombëtare nga shtatori 2021 në Shqipëri.

Projekti JICA pritet të zhvillojë aktivitetet e tij bazuar në këto burime ekzistuese dhe dinamizmin.

Kryetari, Dr. Dedej shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe si përfundim  theksoi rendesine e  menaxhimit te  bazuar në Ekosistem që kërkon bashkëveprimin midis komponentëve, në mënyrë që të krijohet ekuilibri i ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemit në PKDK