Reklame:

Gjeoshkencat/ I nxehti Afrikan rrit rrezikun nga zjarret, Fieri qarku me riskun me te larte!

Në vendin tonë këtë javë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër. Temperaturat pritet te kalojne 40 grade celcius ne disa qarqe ne vend.
Si pasoje e ketyre temperaturave te larta eshte shtuar edhe rreziku nga zjarret. Sipas nje publikimi te Institutit te Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit , Qarku me i rrezikuar eshte ai i Fierit i cili paraqet nje rrezik te larte, ndersa i gjithe vendi eshte perfshire ne rrezik te moderuar per datat 22 dhe 23 qershor.

Qytetaret duhet te kene kujdes qe krahas shendetit te ruajne edhe natyren duke evituar çdo shkendije te mundshme, ne pyje dhe tokat bujqesore.