Reklame:

Moti gjate kesaj jave/ SHMU publikon parashikimin per 5 ditet ne vazhdim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e sotme (e hënë) pritet të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme ndërsa moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu kryesisht në veri dhe përgjatë relieveve malore të vendit.

Sipas informacionit të publikuar parashikimi për ditët e tjera është si më poshtë:

  • Dita e martë parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu.
  • Të mërkurën, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Sipas njoftimit te SHMU era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek ndërsa për sa i përket fushës termike,  temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë.