KALENDARI I BULKUT
MUAJ KORRRIK 2021
PUNIMET NË ARA
Misri


Në të gjitha serat pothuajse ka perfunduar prodhimi, është koha që të pastrohen te gjitha mbeturinat, barërat e egra dhe çdo mbeturinë tjetër që është mbartëse e infeksioneve të ndryshme. Është koha që të bejme dizifektimin e tokës me anë të rrezatimit diellor.
Si bëhet kjo?
Nga mesi i korrikut sera vaditet bollshëm me ujë, lihet kështu për 2 ditë, pas kesaj shtrohet plastmas i zi 0.08 mm dhe lihet deri nga fundi i gushtit. Temperatura arrin në 45 -50 grade Celsius. Temperature e larte kjo që dëmton si vezet ashtu edhe larvat e nematodave, po kështu dëmton edhe parazitët bakteriale dhe kërpudhore.

Duhet të trajtohen çdo 15 ditë kundër vrugut dhe alternaris, sidomos mbas çdo vaditjeje. Nuk duhet të anashkalohen afidet, këpushat, e krahëbardhat.
Disa lëndë aktive për luftimin e krahebardhes, afidet, kepushës jane:
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (është Produkt Biologjik), Spinosad (është Produkt Biologjik) Azadiractina etj.
Kundër vrugut jane. Benalaxyl, Mancozeb, Folpet, Fosetyl-Al, Propineb.
Eshtë mirë të përdorim preparate me dy ose më shumë lëndë aktive që të jenë edhe kontakti edhe sistemike.
Shalqini

Disa lënde aktive për luftimin e morrit, dosezes dhe këpushës.
Për luftimin e afidev jane: Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (është Produkt Biologjik), Spinosad (është Produkt Biologjik) Azadiractina etj.
Pjepri në fushë

Disa lëndë aktive për luftimin e vrugut dhe të hirit jane:
Për luftimin e hirit: Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol, Squfur etj.
Për luftimin e vrugut: Fosetyl-Al, Propineb. Folpet mancozeb, metalaxyl, Hidroksid Bakri etj.

Dëmtuesi kryesor është buburreci i patates, këpusha e zakonshme dhe afidët. Kur shihen gjethe të zverdhura më shumë se gjysma e gjethes kemi të bëjmë me verticiliozen. Bimë të tilla vyshken dhe thahen. Duhet të bëjmë kujdes me normat e ujitjes dhe kohën e ujitjes me qellim që të kufizojmë sadopak sëmundjen.

Sëmundjet e specit jane vrugu dhe verticilioza ndërsa dëmtues janë afidet. Për ta kufizuar mbjellja duhet të bëhet në vllaja me qëllim që qafa e rrënjës të mos jetë në kontakt me ujin.
Previkur është një fungicid i mirë për luftimin e vrugut, trajtohet e gjithë bima por edhe qafa e rrënjës.
Hardhia (në vreshtat e vitit të parë)
Në vreshtat e reja gjatë këtij muaji duhet të bëhen këto procese pune:
Llastarit që kemi lënë për t’u rritur vazhdojmë t’i heqim sqetulloret dhe të bëjmë lidhjen pas shtyllës mbështetëse.
Toka të mbahet e pastër nga barërat e egra.
Edhe në këte muaj, në ditët e fundit të qershorit të bëhen plehërimet plotësuese me: 20 gram/nitrat amoni, 60 gram superfosfat për çdo rrënjë. Hedhja e plehut bëhet në këtë menyrë: Në largesinë 25 cm larg bimës dhe rreth 25 -30 cm në thellesi hapet një vrimë me qysqi dhe hidhet sasia e mësiperme e plehut, por në drejtime të kunderta me hedhjen që e kemi bërë në muajin maj. Sëmundjet qe nuk duhet të harrohen, vrugu dhe hiri.
Të përdoren produkte me bazë bakri dhe squfuri.
Në vreshtat e vitit të dytë:
Lastaret fillojnë të rriten me shpejtësi, sqetulloret që dalin lihen por këto pincohen në 2-3 gjethe. Bimët lidhen në kallamin mbështetës që të rriten sa më drejt, edhe në vreshtat e vitit të dytë problemet e sëmundjeve nuk duhet të harrohen, si hiri.
Në Vreshtat e vitit te tretë:
Në vreshtat që janë në prodhim duhet të kemi parasysh këto proçese:
Përsëri këtë muaj problem mbetet hiri, kalbëzimi dhe tenja. Me kultivarët që piqen herët duhet patur kujdes kalbëzimi. Për tenjën megjithëse është bërë në 10 ditorin e dytë të muajit qershor duhet te behët edhe njëherë në ditët e para të këtij muaji.
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut hirit dhe tenjës:
Për luftimin e tejes: Chlorpyrifos, Chlorpyrifos + Cypermethrin, deltamethrin etj.
Për luftimin e vrugut: Fosetyl-Al, Propineb. Folpet mancozeb, metalaxyl etj.
Për luftimin e hirit: Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol etj.
Për luftimin e kalbëzimit: signum skala bravo etj.
Punimet ne Pemetore
Molla dhe Dardha

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) dhe tenjës jane:
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, Acetamiprid, Imidacloprid, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine.

Në kultivaret me pjekje të mesme dhe të vonë zhvillohet breznia e tretë e tenjës së lindjes. Duhet të grumbullohen insektet e rritur të kapnodesit.
Disa lënde aktive për luftimin e Tenjes së lindjes jane:
: Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.
Agrumet
Në agrume dëmtuesit kryesorë janë:
Këpusha, krahëbardha dhe tenja minuese, në ato parcela që vaditen krijohen kushte edhe për afidët.
Disa lënde aktive për luftimin e Afideve, krahebardhave dhe tenjës minuese:
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin. Duhet te bejm kujdes edhe me sipmtomat e mungesave te ushqimit ku jan te dallushme edhe mund te bejm permirsime

Në këtë muaj duhet të përqëndrohet vëmendja për luftimin e breshkës së ullirit, ndërsa për mizën e ullirit në qoftë se bien shira, ose në ato vende ku ndërhyhet me vaditje duhet të ndërhyjmë me trajtime kimike.
Disa lënde aktive për luftimin e breshkëzez jane:
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, SPINOSAD etj.
Përgatiten:
Agr . Jak PACANI
Agr . Aldo GAME
Agr. Ardjana VASIJA