Pik Industry sh.p.k., mbështetur nga Risi Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizuan diten e premte ne ambjentet e Eldon Park konferencën me titull “Promovimi i eksporteve të fruta perimeve drejt tregjeve me vlerë të lartë përmes prezantimit të paketimit të qëndrueshem dhe praktikave të mira pas vjeljes”.
Ky event përbën një përpjekje të veçante për të analizuar problematikat në një spektër të gjerë produktesh të fresketa agro-ushqimore që nga faza e prodhimit deri tek konsumatori final.
Qëllimi i këtiij takimi ishte të ofronte për pjesëmarrësit një platformë vlerësimi dhe zgjidhjesh profesionale nga ana e specialistëve të fushës në favor të fermerëve dhe eksportuesëve me qëllim rritjen e kontrollit të cilësisë së prodhimit vendas, përdorimin e teknologjive të përpunim-paketimit, nxitjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet europiane nëpërmjet prezantimit me paketimin e qëndrueshem si dhe mundësimin e vendeve të reja të punës, për të rinjtë dhe të rejat, në sektorin agro.
Specialistë të sektorit nga Italia e Jugut si dhe njohës të mirë të problemeve dhe zhvillimeve të tij Giovanni Nicotra dhe Andrea Basile prezantuan me detaje problemet me të cilat hasen kompanitë dhe tregu shqiptar në këto vite te eksperiencës së tyre dhe vecanërisht me metodat e reja dhe më të kërkuara e pëlqyera nga tregjet, supermarketet dhe koorporatat të cilat menaxhojnë frutat dhe perimet nga fermeri tek konsumatori.
Per me shume ju ftojme te ndiqni videon: