Dita Botërore e Rangers-ave festohet çdo vit më 31 Korrik që prej vitit 2007 dhe organizohet nga Shoqatat e Federatës Ndërkombëtare të Ranger (IRF), Thin Green Line Foundation, si dhe nga organizata, shkolla dhe individë që mbështesin punën e Rangers-ave në mbarë botën.
Në këtë datë, Rangersat në mbarë botën, nëpërmjet veprimtarive të ndryshme, përkujtojnë kolegët e vrarë ose të plagosur në krye të detyrës si dhe prezantojnë punën dhe sakrificat e tyre, në mbrojtje të thesarëve natyrore dhe trashëgimisë kulturore të planetit.
Ata sigurojnë që vizitorët të njohin, zbatojnë dhe respektojnë rregullat e frekuentimit. Mbrojne gjallesat dhe bimesine e parqeve si dhe jane ne pararoje evidentimin dhe parandalimin e çdo veprimtarie te paligjshme qe mund te zhvillohet ne dem te natyres.
Ashtu si ne te gjithe boten kjo dite festohet edhe ne vendin tone ne te gjithe Administratat Rajonale te Zonave te Mbrojtura.
Stafi i AdZM Fier sebashku me perfaqesues te projektit JICA, grupin Junior Rangers te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH), Shoqata Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN), nxenes te shkollave Kryekuq dhe Mize zhvilluan nje aktivitet ne ambjetet e zyrave te parkut per te kujtuar kete dite por edhe per te rritur akoma edhe me shume njohurite ne lidhje me Rangers dhe detyrat e tyre.
Ne park u zhvillua nje konkurs vizatimi ndermjet Rangersave te vegjel si dhe shetitje dhe eksplorimin e natyres se disa shtigjeve si vrojtim te shpendeve.
Tashme programi i Junior Ranger ne PKDK po suportohet nga projekti i qeverise Japoneze JICA i cili synon te krijoje nje grup femijesh nga zona e parkut qe do ta kene deshire dhe pasion mbrojtjen e natyres dhe ne te ardhmen.