Fëmijët që rriten në zona të ndotura në kryeqytetin britanik kanë vëllim dukshëm më të vogël të mushkërive, me një humbje prej afro 5% në kapacitet, ekuivalent me dy vezë të mëdha krahasuar me moshatarët e tyre në pjesën tjetër të Anglisë.
Rreth 98% e shkollave në Londër ndodhen në zona që tejkalojnë kufijtë e ndotjes së Organizatës Botërore të Shëndetit, krahasuar me 24% në vende të tjera.
Raporti zbuloi se 28 nga 30 autoritetet lokale me nivelet më të larta shkollore të grimcave PM2.5 janë në Londër. Në raport pasqyrohet gjithashtu se 3.1 milion fëmijë në të gjithë Anglinë po shkojnë në shkolla në zona që tejkalojnë kufijtë e OBSH në këtë kategori.
GLA vuri në dukje, duke cituar gjetjet nga një studim, se politikat e cilësisë së ajrit dhe përmirësimet më të gjera do të rrisin jetëgjatësinë mesatare të një fëmije të lindur në Londër në 2013 me gjashtë muaj.
Vetëm një pjesë e vogël e shkollave në Londrën qendrore ishin akoma të ekspozuara ndaj niveleve të paligjshme të NO2 në 2019 pas vendosjes së masave të rrepta.
Masat që përfshijnë Zonën Qendrore ULEZ (Ultra Low Emission Zone), tashmë kanë ulur numrin e shkollave shtetërore të vendosura në zona me nivele të paligjshme të dioksidit të azotit ose ndotjes NO2 me 97% nga 2016 në 2019, kur kishin mbetur vetëm 14.
Përqendrimet e NO2 në rrugë u ulën me 44% para pandemisë, krahasuar me 27% në rastin e PM2.5.
Sidoqoftë, përqendrimi mesatar rreth shkollave në Londër në vitin 2019, me rreth 12 mikrogramë për metër kub, ishte më shumë se dyfishi i përqendrimit mesatar në Cumbria, ku niveli ishte më i ulëti në Angli.
Cilësia e dobët e ajrit pengon rritjen e mushkërive të fëmijëve dhe përkeqëson sëmundjet kronike si astma, mushkëritë dhe sëmundjet e zemrës.