“Ndaloni kripëzimin e tokës, rritni prodhimin e tokës” është tema e Ditës Botërore të Dheut kete vit. Qëllimi i saj është të promovojë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ekosistemeve të shëndetshme duke trajtuar çështjet që lidhen me menaxhimin e tokës dhe kripëzimin e tokës, që shkakton erozion, duke çuar në rendimente të dobëta bujqësore në një rajon të caktuar.
Pikerisht ne kuader te kesaj dite ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, u organizua nje aktivitet mbjellje dhe pastrimi ne territorin e parkut.
Stafi i AdZM Fier, sëbashku me grupin Juniror Rangers të Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, qytetar dashamires te natyres dhe eksperte te projektit JICA zhvilluam pastrimin e nje zone ne park e cila kishte mbetje plastike te lena nga vizitore te papergjegjshem. Ne perfundim te pastrimit te gjithe sebashku mbollen rreth 200 pisha duke shtuar akoma edhe me shume siperfaqen e gjelber ne PKDK.
Dita Botërore e Dheut përkujtohet çdo vit më 5 dhjetor dhe ka për qëllim përhapjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e tokës. Gjendja e keqe e tokës çon në degradim, i cili është një çështje urgjente mjedisore globalisht. Dita inkurajon njerëzit të mblidhen dhe të mendojnë për mënyra të qëndrueshme për të menaxhuar burimet e tokës.