Mjedisi eshte ne qender te cdo zhvillimi dhe investimi ne mbare bote. Ngrohja globale eshte kthyer ne nje alarm qe ka vene ne levizje te gjitha vendet e zhvilluara. Shqiperia ka nje nga kushte e antaresimit ne Bashkimin Europian, sigurimin e nje mjedisi sa me cilesor ne perputhje me standardet dhe legjislacionin Europian.
Per kete arsye jane ashpersuar masat ndeshkuese ndaj te gjithe atyre qe ndosin mjedisin, ku tipike eshte menaxhimi i mbetjeve nga njesite vendore.
Administrata dhe banoret e zonave e kane detyrim ligjor te respektojne mjedisin, veçanerisht mbetjet familjare te cilat vazhdojne te hidhen vend e pavend sidomos ne perrenj dhe ambiente te ndryshme buze rrugeve duke i kthyer ne pika ndotje te cilat gjate shirave perfundojne ne basenet ujore.
Ballagati eshte nje njesi administrative e Bashkise Lushnje e shtrire ne koder dhe me shume pika te hedhjes se mbeturinave te pa kontrolluara, te krijuara prej vitesh.
Relievi kodrinor, perrenjte e shumte si dhe 6 basenet/rezervuaret ujore, Garunjas, Gjuzaj, Manasufaj, Ballagat, Kasharaj dhe Vashaj qe ushqehen me ujrat siperfaqesore te ardhura nga kodrat e Ballagatit, jane te paret qe e vuajne kontaminimin si dhe mbetjet plastike qe perfundojne ne keto rezervuare.
Strategjia e Bashkise Lushnje per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve Urbane e miratuar nga Keshilli Bashkiak ne Prill 2021, sugjeron grumbullimin e mbetjeve ne nje forme te aplikuar me pare ne Njesine Administrative Dushk, e cila kerkon nje bashkepunim dhe kordinim te persosur ndermjet komunitetit dhe operatorit te sherbimit.
“Në zonat rurale ku propozohet shërbimi i grumbullimit të mbetjeve “derë më derë” sugjerohet pilotimi i sistemit në 2-3 fshatra (Ballagat, Allkaj), duke lajmëruar banorët fillimisht për sistemin e ri të grumbullimit. Të caktohen dy ditë të javës me orar të përcaktuar për mbledhjen e mbetjeve familjare.
Pare nga ky kendveshtrim ku emergjenca mjedisore, angazhimi serioz i komunitetit si dhe strategjia e bashkise, kane nevoje te domosdoshme pjesemarrjen aktive te njesise vendore Ballagat, veçanerisht per rritjen e monitorimit te territorit si dhe edukimin e ndergjegjesimin e banoreve mbi rendesine e mjedisit dhe ndryshimin e ligjit i cili e klasifikon si veper penale ndotjen e mjedisit e per pasoje kjo shoqerohet me burgim dhe gjoba te renda te shkelesve.
Horizont EU, organizate qe ka ne fokus te saj mjedisin ofron bashkepunimin dhe eksperiencen e saj 11 vjeçare ne kete sektor, per ndryshim te menjehershem te problematikes si dhe eleminimin e pikave te nxehta ne kete Njesi Administrative por jo vetem, ne bashkepunim me donatoret dhe aktore te tjere lokale si Zyra Arsimore Lushnje, media dhe biznesi.