Reklame:

Ballagati, kerkon permiresim te mjedisit natyror!

Mjedisi eshte ne qender te cdo zhvillimi dhe investimi ne mbare bote. Ngrohja globale eshte kthyer ne nje alarm qe ka vene ne levizje te gjitha vendet e zhvilluara. Shqiperia ka nje nga kushte e antaresimit ne Bashkimin Europian, sigurimin e nje mjedisi sa me cilesor ne perputhje me standardet dhe legjislacionin Europian.
Per kete arsye jane ashpersuar masat ndeshkuese ndaj te gjithe atyre qe ndosin mjedisin, ku tipike eshte menaxhimi i mbetjeve nga njesite vendore.

Administrata dhe banoret e zonave e kane detyrim ligjor te respektojne  mjedisin, veçanerisht mbetjet familjare te cilat vazhdojne te hidhen vend e pavend sidomos ne perrenj dhe ambiente te ndryshme buze rrugeve duke i kthyer ne pika ndotje te cilat gjate shirave perfundojne ne basenet ujore.

Ballagati eshte nje njesi administrative e Bashkise Lushnje e shtrire ne koder dhe me shume pika te hedhjes se mbeturinave te pa kontrolluara, te krijuara prej vitesh.

Relievi  kodrinor, perrenjte e shumte si dhe 6 basenet/rezervuaret ujore, Garunjas, Gjuzaj, Manasufaj, Ballagat, Kasharaj dhe Vashaj qe ushqehen me ujrat siperfaqesore te ardhura nga kodrat e Ballagatit, jane te paret qe e vuajne kontaminimin si dhe mbetjet plastike qe perfundojne ne keto rezervuare.

 

Strategjia e Bashkise Lushnje per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve Urbane e miratuar nga Keshilli Bashkiak ne Prill 2021, sugjeron grumbullimin e mbetjeve ne nje forme te aplikuar me pare ne Njesine Administrative Dushk, e cila kerkon nje bashkepunim dhe kordinim te persosur ndermjet komunitetit dhe operatorit te sherbimit.
“Në zonat rurale ku propozohet shërbimi i grumbullimit të mbetjeve “derë më derë” sugjerohet pilotimi i sistemit në 2-3 fshatra (Ballagat, Allkaj), duke lajmëruar banorët fillimisht për sistemin e ri të grumbullimit. Të caktohen dy ditë të javës me orar të përcaktuar për mbledhjen e mbetjeve familjare.

Pare nga ky kendveshtrim ku emergjenca mjedisore, angazhimi serioz i komunitetit si dhe strategjia e bashkise, kane nevoje te domosdoshme pjesemarrjen aktive te njesise vendore Ballagat, veçanerisht per rritjen e monitorimit te territorit si dhe edukimin e ndergjegjesimin e banoreve mbi rendesine e mjedisit dhe ndryshimin e ligjit i cili e klasifikon si veper penale ndotjen e mjedisit e per pasoje kjo shoqerohet me burgim dhe gjoba te renda te shkelesve.

Horizont EU, organizate qe ka ne fokus te saj mjedisin ofron bashkepunimin dhe eksperiencen e saj 11 vjeçare ne kete sektor, per ndryshim te menjehershem te problematikes si dhe eleminimin e pikave te nxehta ne kete Njesi Administrative por jo vetem, ne bashkepunim me donatoret dhe aktore te tjere lokale si Zyra Arsimore Lushnje, media dhe biznesi.