“Bujqёsia biologjike ёshtё ai sistem bujqёsie, e cila pёrdor lёndё tё para tё listuara nё atё qё quhet “Lista positive”, pra e bazёs materiale si plehra, produkte tё mbrojtjes sё bimёve, farёra dhe fidana, tё cilёt lejohen tё pёrdoren nё bujqёsinё biologjike.
Bujqёsia biologjike ka standarde tё miratuara, tё cila sigurojnё mbrojtjen e shёndetit tё konsumatorёve, gjallesave tё dobishme, larminё biologjike dhe mjedisin nё pёrgjithёsi, si ujin tokёn, ajrin.
Nё bujqёsinё biologjike burime pёr ushqimin e bimёve dhe tokёs janё:
- Plehrat organike ,plehёrimi i gjelbёr, kompostimet e mbetjeve organike, plehrat organike qё prodhon industria etj
- Nuk lejohen plehrat kimike industriale tё zakonshme si Nitrat, Ure, Superfosfat. Kёto plehra prodhohen me burime tё tjera tё NPK (Azotit, Fosforit, Potasit /Kaliumit)
Nё mbrojtjen e bimёve lejohet njё listё e gjatё insekticidesh, fungicidesh tё cilat nuk janё helmuese pёr shёndetin e njerzёve.
- Preparatet e pёr mbrojtjen e bimёve me bazё bakteriesh, kёrpudhash dhe virusesh, si dhe metodat bioteknike me feromone çorientuese tё çiftёzimit tё insekteve, janё disa nga metodat direkte .
Metodat agronomike, gjithshtu janё pjesё e strategjisё sё mbrojtjes sё bimёve nё bujqёsinё biologjike.
- Nuk lejohet pёrdorimi i herbicideve
- Nuk lejohen farёra dhe fidana dhe kafshё tё ardhura nga modifikimet gjenetike.
Bujqёsia bio quhet e tillё, kur çertifikohet nga ekspertёt e pavarur tё inspektim-çertifikimit.
Dokumenti qё vёrteton se produkti ёshtё biologjike ёshtё çertifikata e lёshuar fermёs nga trupa e çertifikimit, trupё, e cila paraprakisht duhet tё jetё e regjistruar nё Komisionin e Prodhimit Biologjik, pranё Ministrisё sё Bujqёsisё.
Termi “BIO” ёshtё edhe term juridik. Ky status mbrohet me ligj.
Keqpёrdorimi i termit “Bio”, shoqёrohet me sanksione, sepse konsiderohet si mashtrim i konsumatorit.
Nё vitin 2016 u miratua ligji i ri i bujqёsisё biologjike nё parlamentin Shqiptarё
( Ligji i parё u miratua nё vitin 2004)
Sa hektarё menaxhohen me bujqёsi biologjike ; nё botё, Europё,Ballkan, Shqipёri ?
Nё vitin 2021 raportohet se nё shkallё botёrore sipas standartid Bio menaxhohen 72 milion hektarё.
Bota : 1,5 % e sipёrfaqes totale bujqёsore menaxhohet sipas standardit biologjik.
Europa: 8,5 % e sipёrfaqes totale bujqёsore.
Ballkani : 1 % e sipёrfaqes totale.
Shqipёria : nёn 1 % e sipёrfaqes totale bujqёsore ёshtё e certifikuar si biologjike.
Objektivi i BE-s deri nё vitin 2030 ёshtё qё bujqёsia biologjike tё zё 25 % tё sipёrfaqes totale bujqёsore.
Cilat janё dokumentat mё tё rёndёsishёm nё bujqёsinё biologjike nё Shqipёri ?
1.Ligji kombёtar i bujqёsisё biologjike
2.Standarti i bujqёsisё bio dhe lista positive e inputeve
3.Dokumenti i “Planit tё Verpimit Kombёtarё” pёr bujqёsinё biologjike.
Cilat janё institucionet dhe infrastuktura kryesore nё bujqёsinё biologjike nё Shqipёri ?
1.Komisioni shumёdisiplinor i bujqёsisё biologjike pranё Ministrisё sё Bujqёsisё. (KPB)
2.Shёrbimi Kёshillimor Publik ( nё Qarqe dhe Bashki)
3.Instituti privat i Bujqёsisё Biologjike (ibb), ( Durrёs
4.Trupa private e certifikimit “Albinspekt” (Tiranё)
5.Shoqata Shqiptare e Marketingut (Tiranё)
6.Fermerёt biologjik kudo nё Shqipёri
7.Rrjeti i pikave tё shitjes sё produkteve biologjike
8.Fermerёt qё eksportojnё produkte biologjike.
9.Nё Minstrinё e Bujqёsisё ka njё person me kohё tё kufizuar, i cili mbulon edhe problemet e bujqёsisё biologjike.
Çfare produktesh biologjike eksporton Shqipёria ?
– Shqipёria ka njё zё tё mirё nё tregun e huaj pёr vajin e ullirit, bimёt mjeksore, produktet e pyllit.
A mbёshtetet nga ana financiare bujqёsia bio nё Shqipёri ?
-Po. Fermat me çertifikatёn “nё kalim bio viti i parё” marin 100.000 lekё tё reja
Fermat me çertifikatёn “viti i dytё nё kalim bio ”, marin 150.000 lekё
Fermat e çertifikuara “viti tretё, plotёsisht biologjike» marin 200.000 lekё.
Çertifikimi i fermave tё regjistruara si ferma bio nё kalim ose si ferma bio e plotё kryhet çdo vit.
Kur fermeri dorёzon çertifikatёn nё zyrat e AZHBR-s i dёrgohen nё numrin e tij tё llogorisё shuma e lekёve sipas statusit qё ka ferma.
Cilat janё hapat qё ndiqen qё nga regjistrimi I fermave si ferma biologjike, deri nё certifikim?
Hapi parё: Fermeri bёn kёrkesё nё zyrёn e bujqёsisё pёrkatёse se fermёn e tij do ta kalojё nё fermё biologjike. Nё momentin e regjistrimit tё fermёs si ferme e vitit tё parё nё kalim, nuk i kёrkohet certifikatё, sepse ai sapo ka filluar kёtё procedurё prodhimi.
(Kёtё qartёsim e pёrmenda, sepse padrejtёsisht fermerёve qysh nё fillimin kur regjistrohet si fermё bio ,u kёrkohet certifikatё. Certifikata mund tu kёrkohet fermerёve qё janё nё vitin e dytё dhe tё tretё tё prodhimit biologjik. Ferma e vitit tё parё e mer certifikatёn nё fund tё sezonit bujqёsore, jo ne kur ai miratohet si fermё bio nё kalim e vitit tё parё.
Hapi dytё: Agronomёt e zonёs vizitojnё fermёn pёr tё vlerёsuar nёse ferma ka ase jo, kushte pёr prodhimin e produkteve biologjike (pra faza e analizёs sё rriskut)
Hapi tretё: Fermeri lidhet mё kёshillatrin , trajnohet dhe mer tё shkruar teknikat e prodhimit biologjik pёr bimёt, produktet e tё cilave kёrkon ti kalojё nё produkte biologjike.
Hapi katёrt: Ferma inspektohet pёr zbatimin e standardit biologjik. Nёse fermeri i ka zbatuar saktё rregullat e prodhimit biologjik, çertifikuesi i jep certifikatёn, sipas statusit tё fermёs (Bio nё kalim viti parё, ose bio nё kalim viti dytё, ose bio i plotё viti tretё)
Fermeri ka tё drejtё tё vendosё termin “Produkt Bio”, vetёm pas vitit tё tretё tё çertifikimit.
Hapi pestё: Nёse fermeri ka aplikuar pёr subvencione, dorёzon certifikatёn nё zyrat e AZHBR-s dhe kjo zyrё i dёrgon lekёt nё llogorinё bankare tё fermerit.
Çfar do tё ishin punёt mё urgjentё pёr bujqёsinё biologjike ?
1. Fillimi i punёs pёr tё pёrshtatur ligjin e vitit 2016, sipas Rregullores sё re tё BE-s (2018 /848) .
2. Fillimi i punёs pёr hartimin e planit tё veprimit tё bujqёsisё biologjike pёr vitet 2022 deri nё 2027.
3. Akordimi i njё fondi pёr shёrbimin kёshillimor, botimet dhe kёrkimet nё fermё pёr bujqёsinё biologjike.
4. Emёrimi i njё personi me kohё tё plotё, i cili tё mbulojё dhe tё kordinoi aktorёt e bujqёsisё biologjike nё Shqipёri.
5. Pёrcaktimi i njё fondi vjetor pёr bujqёsinё biologjike.
6. Planifikimi i shtimit tё numrit tё fermave biologjike pёr çdo Bashki dhe Njesi Administrative .
Nga: Prof. Ass. Enver ISUFI
Instituti Bujqësisë Biollogjike DURRËS