Reklame:

Rimbursimi i qumeshtit/ Ministria e Bujqesise ndryshe thote e ndryshe bene!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komisionin për ekonominê dhe financat premtoj lekë/litër qumësht për blegtorët si një strategji për daljen nga kriza dhe ndalimin e therjeve të bagëtive dhe renien e popullates se kafesheve , por çuditërisht sipas VKM VENDIM Nr.101,datë 9.2.2022 del qartë që premtimi i dhënë blegtorëve nuk është mbajtur dhe mbështetja është po e njëjtë siç ka qenë 2 vitet e fundit mbështetje për krerë.

Madje më keq dyshemeja e mbështetjes ka qënë mbi 5 krerë lopë dhe është bërë mbi 10 krerë lopë, ndërsa për të imtat ka qenë mbi 70 krerë dele është bërë mbi 100 krerë dele.

Kjo skemë jo që nuk mbështet blegtorët por përkeqëson situaten duke përjashtur një numër të konsiderueshëm blegtorësh nën limitet e numrave të vendosur për vitin 2022 .

Me sa duket qumeshti nga Serbia do mbizotroje dhe per vitin 2022. Kjo mund të quhet me plot gojën një”prerje në besë ” nga ana e Ministres ndaj Blegtorve, pasi vetë dakortsojë me ta për skemën lekë/litër në faturë tatimore dhe pa limit.