Reklame:

Mbrojtja e bimeve/ Keshilla nga Prof. Enver Isufi

Keshilla nga Prof. Ass. Enver ISUFI Agronom ne mbrojtjen e bimeve dhe bujqёsinё biologjike (ibb, Durrёs)

(Për periudhёn 01 deri në 10 Maj, 2022)

Ky dhjetёditorё ёshtё ndёr periudhat shumё delikate pёr mirё dhe pёr keq.

Nёse masat meren nё kohёn e duhur dhe kur  ёshtё e nevojshme, mund tё kursejmё punё dhe bazё matёriale nё periudhёn qё vjen;  e kundёrta, nёse do kemi infeksione qё nё fillim, na duhet punё dhe investime shtesё pёr tё mbrojtur bimёt.

HARDHIA:

Nё hardhi  janё nё zhvillim si Hiri edhe Vrugu. Aty ku nuk kemi shenja tё sёmundjeve, pёrdoren produktet me veti kontakti, aty ku kemi shenja, pёrdoren produkte me veti sistemi ( dmth, produkte qё qarkullojnё me sistemin e qarkullimit tё limfёs, e cila mer me vete edhe fungicidin deri atje ku ёshtё infeksioni kёrpudhёs )

Pёr tenjёn e hardhis  (Lobesia botrana) nuk duhet shqetёsuar shumё. Nёse tolerohet breznia e parё nё trajtime, do ishte mё mirё.
Pse ?-sepse tenja do hajё ato lule, tё cilat do binin vetё, dhe do mbeten gjithmonё mjaftueshёm  lule pёr tё realizuar prodhimin. Nёse pёrdoren feromonet çorientuese  si ISAMAT L,  dispensёrat e kёtij produkti mund tё varen nga fundi i dhjetёditorit tё  parё  tё muajit Maj. Me kёtё produkt, nuk lind nevoja pёr trajtime tё tjera nё vreshtё  pёr tё gjithё sezonin. Kёtё produkt fermerёt tanё biologjik , kanё vite qё e pёrdorin nё vreshtat e tyre.

Krasitjet e gjelberta, dhe largimi i barёrave tё egra, janё kushte shtesё qё pengojnё infeksionte e larta.

ULLISHTE.

Nuk do tё ketё ndonjё urgjence fitosanitare. Nё kultivarёt  mё tё prekshёm nga syri palloit nё gjethe, mund tё pёrsёriten trajtimet me produkte me bazё bakri ( tek Kalinjoti, Kokёrr Madhi Beratit, Belo  di Spanjё  e ndonjё tjetёr.) Grupi i kultivarёve  kokёrrvogёl , i grupit tё Frantojt, janё mё tё qёndrueshёm nga syri i palloit)

MOLLA.
Nё zonёn E ULЁT DHE BREGDETARE, vazhdojnё trajtimet pёr sёmundjen e kromёs dhe tё hirit nё ato pak kultivarё qё janё tё ndjeshёm ndaj hirit. Nё kultivarёt e qёndrueshёm kundta kromёs trajtimet mund tё bёhen nё largёsi ditёsh edhe mё tё mёdha  se tek kultivarёt e prekshёm ndaj kromёs.

Afidet trajtohen kur mbi 10 % e lastarёve  janё me infeksion.

– Morri, i cili deformon frutat  dhe  gjethet, ёshtё mё i rrezikshёm. Emri i tij ёshtё morri mjellor i mollёs (Dysphis plantaginea). Kundёr tij trajtohet kur 2-3 % e lastarёve ose degёve tё reja kanё shenjё, pra koloni morrash nё  gjethe dhe lastare.

– Krimbi i mollёs duhet pritur kur tё ketё arritur maksimumi I fluturimit tё fluturave nё feromonet monitories, dhe ndёrkohё tё zbulohen pickimet e parё nё lёkurёn e frutave tё  reja tё shkaktuar nga larvat e para tё krimbit tё mollёs.

– Nё zonёn  VERIORE, VERI LINDORE, JUGLINDORE, trajtimet e para pёr  mbrojtje nga kroma kanё filluar qysh nё fazёn kur gjethet kanё madhёsinё e gjetheve tё miut, dhe janё pёrsёriur pas 10-12 ditёve.

Si orientohemi pёr  trajtimet pёr kromёn ?

– Trajtimi i parё fillon direkt pasi kemi kapur askosporet e para nё sporakapёs ose nga programi kompjuterik RIMPRO

– Trajtimet e tjera pёrsёriten kur bie mbi 15 mm shi. Trajtimet mund tё pёrsёriten qysh tё nesёrmen, nёse bien mbi 15 mm shi, sepse ёshtё shplarё shtresa e tretёsirёs spёrkatjen mbi gjethe dhe frutat e mollёs.

– Pёrsёritjen e trajtimeve e kёrkon  edhe fakti qё filizat rriten shpejt, dhe pjesёt e reja tё bimёs, janё tё pa mbulura me tretёsirё spёrkatёse nga trajtimi i mёparshёm.

– Krimbi i mollёs (Cydia pomonella): Me orё dhe me ditё pritet tё  tё shfaqen fluturat e krimbit tё mollёs nga pupat dimёruese tё krimbit.

Kriteret pёr trajtime  pёr mbrojtjen e mollёs nga krimbi varen nga vetitё e produkteve qё do tё pёrdorim:

– Kur pёrdorim insecticide kontakti, do orentohemi tё maksimumi i fluturimit dhe tek kapja e frutave tё para tё pickuara , ose tё sapo vrimuara nga larvat e para tё krimbit

– Kur pёrdorim indekticide sistemik, gabimi korigjohet edhe nёse kemi trajtuar 3-4 ditё me vonesё, sepse kёto indekticide e vrasin larvёn edhe kur ajo ёshtё futur nёn cipёn e frutit,jo shumё thellё nё tulin e kokrrёs

– Kur do tё perdorim feromonin e çorientimit tё çiftёzimit tё flutura strategjia ёshtё tjetёr.

Me kёtё metodё nuk kemi objektiv tё vrasim larvёn por tё bёjmё  jo pjellore femrat e krimbit tё mollёs.Kjo realizohet me produktet e feromoneve çorientuese me formulime si Isonet Plus (me nje fije dispensёri) ose Isonet CTT, i cili ka dy fije dispensёri  bashkё.

Objektivi i kёsaj metode ёshtё tё shmangi çiftёzimin e fluturave, prandaj, produkti Isonet CTT pёrdorzt sapo feromoni  monitores tё ketё kapur fluturat e para, ose si e dhёnё plotёsues ёshtё edhe kur nё darkё nё rёnen e diellit temperaturat janё 14-16 gradё. Kur feromoni ka kapur flutuar dy net rreshtё, ёshtё sinjal qё presim daljen e shpejtё tё fluturave nё pemtore.

Varja e dispensёra nё pemtore, mund tё pёrkojё   me rёnein e petaleve dhe lidhjen e frutave tё rinj tё mollёs. Por monitorimi i feromoneve na ndihmon shumё.

Kur Avullojnё dispensёrat e feromonit ,nё pёmtore krijohet njё re  harmoniale, e cila çorienton çiftёzomin e flutzurave dhe fluturat femra mbetej  jo pjellore pёr tё lёshuar vezё mbi frutat dhe gjethet e mollёs.Kjo metodё gjithmonё kёrkon kontroll tё frutave nё kokёrr. Nё rastёse  ka shenja, mundet tё shoqёrohet me ndonjё trajtim me produktet tё tilla Madex(product me bazё virusale)ose  biopreparati me bazё bakteri (Bacillus thuringiensis) ose ndonjё produkt tjetёr i bujqёsisё sё integruar ose i asaj biologjike.

Mbani gjithmonё kontakte me agronomёt, qendart e prognozё-sinjalizimit dhe me kolegёt me pёrvojё.

Ju urojmё njё sezon tё mbarё nё prodhimet tuaja !!

Enver Isufi