Në kuadër të projektit “Përmirësimi i mjedisit mediatik për të siguruar një politikë të tolerancës zero për frikësimin dhe sulmet ndaj gazetarëve” qendra ALTRI zhvilloi në qytetin e Lushnjes nje takim konsultues me gazetare, operatore dhe perfaqesues te medias te ketij qyteti.
Gjithashtu ne kete takim ishte i pranishem edhe Kreu i Unionit te Gazetareve te Shqiperise z. Aleksander Çipa.
Presionet dhe intimidimi qe kryhet ndaj gazetareve vazhdojne ende te jene shqetesuese per lirine e medias ne vendin tone. Gjate ketij projekti nga Qendra ALTRI eshte evidentuar se krahas mjedisit te minuar ku punojne gazetaret ka disa mangesi te kuadrit ligjor te cilat duhet te perafrohen me ato te Bashkimit Europian.
Deri më sot një nga mangësitë që evidentohej ishte mungesa e të dhënave mbi çështjet gjyqësore civile dhe penale me palë gazetarë dhe/ose përfaqësues të medias, në nivel kombëtar dhe nga të gjithë gjykatat e të gjitha niveleve, me qëllim që këto çështje të identifikuara të analizohen për sa i përket disa elementeve të rëndësishëm në këndvështrimin e garantimit të lirisë së medias, intimidimit të gazetarëve apo vetëcensurës.
Dhe është pikërisht kjo që ky studim sjell: së pari, duke bërë një identifikim pothuajse të plotë të çështjeve gjyqësore përgjatë viteve 2020-2021. Kjo nevojë është evidentuar edhe nga Komisioni Evropian i cili ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme këto të dhëna. Çështjet gjyqësore janë analizuar në këndvështrimin e disa elementeve si lloji i veprës penale/padisë civile, kohëzgjatjes së gjykimit, mënyrës së përfundimit të çështjes, niveli i gjobave, numri i te dënuarve, etj.
Se dyti, studimi është ndalur tek analiza e 30 vendimeve (civile dhe penale) të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore për të vlerësuar nëse gjyqtarët gjatë arsyetimeve të tyre i referoheshin apo jo vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për lirinë e shprehjes dhe të medias.
Se fundi, studimi sjell, për herë të parë gjurmimin në gjykate të 107 rasteve konkrete të identifikuara nga media dhe raportet (track record) për të kuptuar nëse për një çështje të raportuar në media si shpifje, fyerje, sulm, shpërblim dëmi etj, ka filluar një proces gjyqësor, e cila ka qenë ecuria e çështjes në të gjithë shkallët e gjyqësorit si dhe dispozitivi i vendimit të dhënë.
Drejtoresha Ekzekutive e Qendres ALTRI – znj. Eda Noçka, prezantoi metodologjine për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave mbi çështjet gjyqësore (penale dhe civile) me palë gazetarë dhe/ ose përfaqësues të medias. Gjithashtu, u prezantua databaza e historikut e çështjeve gjyqësore si dhe konkluzionet dhe rekomandimet e hartuara në kuadër të këtij studimi.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh)