Fermeri dhe exportuesit po hasin vështirësi cdo ditë e më shumë lidhur me shitjen e produktit si dhe standartin që ai duhet të ketë për konsumatorin. Për këtë qëllim në ambjentet e Hotel Fieri u organizua një takim nga Risi Albania e aktorë të tjerë mbi rrugët dhe format që duhet të ndiqen për të rritur cilësinë dhe standartet e produkteve, për pasojë edhe fitimin në sipërfaqet e tokës që mbillet me fruta e perime.
Edukimi dhe përgatitja e fermerëve dhe aktorëve te tjerë të sektorit si grumbulluesit apo exportuesit e agropërpunuesit si dhe tregtarët e pesticideve apo farërave e fidanëve kërkon një bashkëpunim të domozdoshëm mes paleve. Një eksportues i fruta perimeve është i interesuar që në të ardhmen të eksportojë në tregje me vlerë të lartë për produktin dhe ka nevojë për infomacion se cfarë kërkojnë keto tregje si dhe dëshiron të identifikojë modelin më të mirë të bashkëpunimit me fermerët për tu certifikuar me Global G.A.P. Për të gjithë exportuesit e fruta perimeve apo agropërpunues që përballen me vështirësi, probleme dhe kanë interes të mësojne rrugën se si ti përballojnë ato sëbashku me fermerët nëse dëshirojnë të mësojnë se si mund të mbështesësh fermerët e tu, të sigurohesh që ata të ndjekin protokolle menaxhimi të prodhimit dhe të garantosh një produkt të sigurtë për konsumatorët atëhere këto nuk zgjidhen vetëm por duke marë pjesë në takimet që organizon Grupi Teknik Kombëtar për GLOBAL G.A.P.
Trajnimet e organizuara në këto seminare janë një mundësi shumë e mirë që të informohesh falas direkt nga ekspertë, trupa certifikuese mbi GlobalG.A.P dhe certifikime të tjera. Aktorët e nivelit të lartë dhe pjesëmarresit të ofrojnë të dëgjosh për shembuj dhe eksperienca të ngjashme. për tu njohur me ekspertë të fushës.
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar
ADAD Malore Benard Limani
Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë të Fruta Perimeve Laurat Mulliqi
Albinspekt bio.inspect AIrjana Gjana
EQSC – European Quality and Safety Control Enilda Doko – Lama
CBS – We Deliver Growth. Ergent Pire, Kamber Kasollari
@Foton shpk Edita Dibra
Agrotechnica_shpk Enea Thomaj
Agroquality
IFIBI – International Financial Institute of Banking and InsuranceIrma Xhoxhi Shkrepa
Amalinda Bediava
Moltinë Prebibaj
Doni Fruits Albania Andon Rrapokushi
Edīte Strazdina
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
RISIAlbania
Helvetas
Risi Albania është një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri. Projekti synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, nga mosha 15-29 vjeç, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse
Vizioni i saj është si të mundësohet që produktet shqiptare, fruta perimet të eksportohen gjithnjë e më tepër në tregje me vlerë të lartë. Nga momenti që Risi Albania filloi ndërhyrjen ky projekt ka dhënë nië impakt shumë pozitiv
Nga 45 ha te certifikuar në 2018 tani janë rreth 500 ha të certifikuar me GlobalGap rreth 20 eksportues janë të përfshirë dhe rreth 150-200 fermerë të certifikuar me GlobalGAP. Futja në treg e Risi ALbania ka dhënë një impakt në shifrat e eksportit dhe zhvendosje nga tregu i ballkanit drejt vendeve me vlerë të lartë. Fermeri i vetëm nuk mund të certifikohet pasi ka kosto të larta dhe mungesë njohurish si dhe ferma shumë të vogla prandaj në këto vite Risi Albania vërtetoi që nëse eksportuesi bashkëpunon me grupe fermerësh duke i asistuar me agronom, specialist (qendër e menaxhimit të cilesisë sic e njeh Global Gap) për vertifikimin në grup atëhere ja dalin mbanë duke u certifikuar në grup.
Mos harrojmë Globalgap është nje standart që zotërohet nga rrjetet e mëdha të supermarketeve
Rreth 75% e gjithë certifikimeve në botë të Globalgap janë në grup.
Për të interesuarit Takimi i parë ne Divjakë nesër dt 3 nëndor, ora 10:00, vendi: lokal Berti Kurti
Takimi i dytë në Lushnjë po nesër dt 3 nendor: ora 14:00 , vendi: Eldon Park.