Ky vit ka qene i mbare per ullirin. Deri diku jemi bere prodhues me rendesi ne Ballkan. Tregu jashte po e kerkon vajin e ullirit ne sasi ne rritje per cdo vit. Pjesa me e madhe e varieteteve te ullirit ne vendin tone jane llojet qe kane emer ne cilesine e vajit. Koroneki eshte shume I perhapur dhe eshte “mbreti” i vajit ne tregjet nderkombetare. Fallsiteti ne marketet tona eshte ne kulm, por ne dyqanet specifike ka vajra origjinal. Ka dhe fermer qe mashtrojne me cilesine, por jane pak. Pjesa me e madhe e fermereve kane vaj super cilesore, por e kane ende te pashitur vajin e vjetshem. Fabrikat e perpunimit te vajit ne Shqiperi jane super cilesore dhe te teknologjise me te fundit, por problemi qendron tek tregu pasi nuk eshte investuar ne pika grumbullimi. Duhen nxitur e stimuluar pika grumbullimi me linja tbashkekohore si çisterna specifike per te ruajtur vajin dhe filtruar e ambalazhuar me standarte qe kerkon tregu europian e me gjere. Zakonisht ne vendet fqinje piken e grumbullimit e ka dhe fabrika qe e perpunon. Çdo fabrike ka nje mini laborator ku matet cilesia e vajit te çdo fermeri, dhe ne baze te cilesise vendoset çmimi. Çmimi vendoset duke ju referuar burses, kryesisht çmimet ne Spanje, Itali apo Greqi.
Vaji klasifikohet sipas varietetit dhe cilesise se tij. Keshtu qe çdo çisterne qindra toneshe ka vaj qe eshte i nje varieteti dhe cilesie per tregun e planifikuar. Keshtu eshte me e lehte qe te depertohet me kompani te medha Europiane qe kerkojne sasi te medha vajrash dhe cilesi. Nuk gjendet tregu ne BE nese çdo fermer shqiptar e ruan vajin ne bidona plastike uji apo ene te tjera te papershtateshme. Sa jepen para per Kryetar bashkije qe te bejne ferma per hobi, AZHBR duhet ti kishte derguar keto para per te bere pika grumbulluese specifike per vaj. Nuk do kishim me fermere qe ankohen, por do kishim fermere qe do shtonin siperfaqet me ullinj dhe Shqiperia do ishte bere nje parajse e vogel me kodra plot ullishte te gjelberuara.