Reklame:

Hollanda terhiqet nga prodhimet e perimeve ne dimer

Lajm i mire per fermeret shqipetare qe eksportojne ne BE.  Pjesa me e madhe e fermereve ne Hollande po terhiqen nga kultivimi i perimeve ne dimer. kjo gje po ndodh per shkak te kostove te larta te gazit dhe energjise elektrike. Ky eshte nje lajm i mire per fermeret shqiptar, spanjoll dhe grek, se do te shesin perime te hershme pranverore me çmime te mira ne ato vende ku Hollanda eksportonte.

Disa fermere ne Hollande po shikojne biomasen si zgjidhje per te ngrohur serat, por dhe çmimi i drurit u rrit kete fillim vjeshte. Hollanda ka afersisht 20 mije hektare sera me ngrohje dhe eshte eksportuesi i dyte me i madh ne bote te produkteve bujqesore pas ShBA-se. Bujqesia hollandeze gjeneron afersisht 100 miliard euro ne vit me eksporte bujqesore. Ka nje siperfaqe pak me te madhe se siperfaqja e Shqiperise. Fermeret shqipetare duhet te imitojne hollandezet ne varietetet e perime qe te rrisim emrin e prodhimeve tona ne BE. Eshte nje shans qe rralle here na vjen. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duhet te punoje seriozisht qe te rrise cilesine e prodhimeve bujqesore, e kjo behet duke kontrolluar farerat, fidanet dhe inputet e tjera bujqesore qe futen te pa testuara. Ndonjehere ate qe e pret nga shteti ta jep zoti, ndaj nuk thone kot qe “Zoti me nje dore te hedh, e me doren tjeter te pret”.