Reklame:

Media partner në rivitalizimin e rrjetit “Vendi Ynë e Ardhmja e Fëmijëve Tanë”

Në kuadër të projektit  ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” i financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” u zhvillua një takim me mediat dhe gazetarët lokalë të qytetit të Lushnjes dhe Divjakës. Takimi i datës 15 shkurt mes disa prej anëtarëve te rrjetit “Vendi Ynë e Ardhmja e Fëmijëve Tanë” pati në fokus të tij një nga temat më të nxehta të realitetit, advokimin dhe përdorimin e këtij instrumenti për arritjen e objektivave të saja si rrjet.

Për tu konsoliduar në nivel lokal por jo vetëm, si dhe për të marë vëmendjen e duhur rrjeti ka nevojë për një partneritet të fortë me median si një nga aleatët më të mirë dhe frutdhënës për marjen e vëmëndjes së duhur në kohë reale nga të gjithë aktorët dhe faktorët në tregun aktual.

Problematikat e nxehta dhe veçanërisht ato me fokus mjedisin janë vënë në qëndër të kronikave të gazetarëve lokalë dhe atyre kombëtarë të cilët kanë raportuar vetëm këto 10 ditët e fundit në bashkinë Lushnjë e Divjakë.

Në diskutimet e mbajtura nga përfaqesues të rrjetit si dhe gazetarët present u sollën opinionet e tyre si dhe u raportuan situatat më të fundit si dhe shkaqet përse ndodhin këto situata. Presioni i madh i ushtruar nga gazetarët si dhe raportimet e qytetarëve pranë mediave tregojnë qartë rritjen e bashkëpunimit e për pasoje edhe të besimit mes trekëndëshit OJF – Qytetar – Media duke paraprirë çdo justifikimi me apo pa baza të pushtetit vendor.

Po kështu ka filluar të ndryshojë mentaliteti i shmangjes së përgjegjësisë nga pushteti vendor apo duke qëndruar indiferent apo mos njohur publikun me versionin e tyre për çdo situatë.
Tashmë ka një standart të ri, ai i transparencës dhe përballjes me gazetarët dhe pyetjet që ata i drejtojnë për çdo ngjarje dhe zhvillim. Kjo sigurisht që i jep meritë edhe bashkëpunimit të OJF-ve me gazetarët dhe median e çdo niveli.