Reklame:

Horizont EU/ Edukim mjedisor me të rinjtë në Lushnje!

Në datën 23 shkurt në ora 10 – 11 u organizua një orë edukimi në shkollën e mesme “Jani Nushi” në kuadër të projektit: “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” i cili po zbatohet në qytetin e Lushnjës nga Horizont EU, projekt i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

Eksperti mjedisit Yrjet Saliasi, së bashku me Julian Kasapin gazetar dhe vullnetar në organizatën Horizont EU shkuan pranë shkollës dhe pasi komunikuan me Drejtoreshën e shkollës Natasha Salaj, në zbatim të ligjit mbi përdorimin e ambjenteve arsimore dhe prezencë të nxënësve ku u shoqëruan nga drejtuesi i institucionit si dhe nuk ju bënë foto me fytyrë të nxënësve, u realizua ora e edukimit me klasën e XI.

Nxënësit prezent u njohën me projektin si dhe investimin që do të kryhet, vendin ku do të kryhet dhe rëndësinë që ka për të rinjtë dhe komunitetin e zonës.
Të rinjtë e priten shumë mirë këtë lajm si dhe shprehën gadishmërinë për të dhënë kontributin e tyre kur tu kërkohet dhe do të jënë bashkëpunues në çdo rast kur do tu kërkohet.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#Bashkia Lushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania