Reklame:

Pastrim dhe ndergjegjesim/ Horizont EU aktivitet ne Rajonin nr. 4 Lushnje

Në datën 13 Prill ora 09:30 në ambjentet e bllokut të banimit të lagjes Gafurr Muco, Rajoni nr 4, në kuader të projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësimi dhe pastrimi.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë banorë të bllokut ku do të realizohet projekti si dhe përfaqësues nga rajoni z. Benard Linatopi kr. i Rajonit Nr 4, Dr. Policise Bashkiake Agron Hajdari së bashku me mësuesit Alban Meço, Besa Muço, Floreta Shehu dhe nxënes të shkollës së Mesme Profesionale Lushnje “Hasan Gina” Lushnje.

Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi të pranishmëve rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve dhe banorëve të komunitetit jo vetem ne mirëmajtjen e ambjenteve te gjelbërta por edhe në aksione pastrimi si ky i sotmi.

Kr i Rajonit, z. Benard Linatopi në fjalën e tij vlerësoi angazhimin e Horizont EU dhe të të gjithe të pjesmarrësve në këtë aktivitet i cili jep një shëmbull për të gjithë qytetin.
Stafi i Horizont EU kreu paisjen banorëve të zones dhe të vullnetarëve me mjetet e nevojshme si dorashka, thase mbeturinash, dizinfektues etj.

Më pas u vijua me pastrimin e te gjithe zones nga mbeturinat duke i grumbulluar dhe derguar ne kontenieret e caktuar.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.
#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#Bashkia Lushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania