Reklame:

Horizont EU organizon orë edukative në shkollën e Mesme te Pergjitheshme “Jani Nushi”

Në dt 28 prill ora 13:00 në nje nga ambjentet e shkollës se mesme pergjitheshme “Jani Nushi” u realizua nje ore edukimi e ndergjegjesimi me nxenesit e klases XI te kesaj shkolle. Fillimisht me 20 te rinjte e pranishem u bë prezantimi i projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.


Experti i mjedisit Yrjet Saliasi projektit u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka mjedisi ne pergjithesi dhe ruajtaja e tij ne vecanti dhe kjo eshte detyrim per ne dhe obligim per brezat e rinj. Angazhimi i banorëve në aksione  komunitare në përgjithësi dhe  vecanerisht roli i rinisë e sidomos i nxënësve.

Saliasi e ndau biseden e tij menxenesit ne 4 pika shume te rendesishme.

1 – Roli mjedisit ne jeten tone te perditeshme dhe vecanerisht ne shendetin e njeriut. Experti Saliasi u shpjegoi nxënësve se si ndikon njeriu me aktivitetin e tij ne cdo fushe te jetes ne zhvillimet e klimes ne gjithe planetin e akoma me gjere.

2 – Roli i rinise ne frenimin e ketyre fenomeneve dhe vecanerisht te gjetjes se alternativave me qasje shume miqesore me natyren duke zevendesuar nje pjese te mire lendeve te para me elemente te rinj dhe pa efekte ne mjedisin qe na rrethon.

3 – Toka dhe menyra se si ne e trajtojme ate duke shfrytezuar cdo pjese te saj deri ne extremin tone te limiteve nje dite do te reagoje ne menyre natyrale dhe kjo ka filluar te ndodhe ndaj duhet te marim masa te shpejta, te menjehershme dhe vecanerisht duke mbrojtur floren dhe faunen si elemente shume te rendesishem te jetes ne toke dhe cenimi i ekuilibrave do te sjelle vetem fillimin e nje periudhe katastrofash. Brezi juaj ka ne dore frenimin, permiresimin e pse jo edhe ndryshimin e ketij realiteti ne aspektin pozitiv.

4 – Klima dhe ne vecanti emetimi i gazrave ne natyre duke i meshuar fort zevendesimit te nje druri qe pritet me 5 fidane te mbjelle dhe duke e lidhur kete edhe me investimin që po realizohet ne bllokun e pallateve ne rajonin nr 4 dhe rolin e nxënësve në këtë ndërhyrje për reabilitimin e ambjenteve publike  e veçanërisht në mirëmbajtjen e tij në vazhdimësi.

Horizont EU dhe angazhimet e saj si organizatë ishin një tjetër ndalesë e z. Saliasi në biseden me nxënësit duke u kerkuar nxënësve bashkepunim me Horizont EU në realizimin e projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.

Nxënësit ne cdo takim shprehin gadishmëri për tu përfshirë në cdo aksion për reabilitimin e hapësiarve publike apo atyre që kane të bëjnë me ambjentet e shkolles se tyre.  Nxënësit treguan interes për montimin e objekteve të parashikuara si dhe shprehen interes për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik ofruan gjithë hapësirat e mundëshme për bashkëpunim si dhe hapësira më të mëdha ndaj shërbimit komunitar me disa orë shtesë ku Horizont EU dhe organizata me fokus ndihmën ndaj komunitetit do të jenë të mirëpritura.

Si ne cdo shkolle apo komunikim te kesaj natyre edhe kjo ore edukimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësve dhe Horizont EU për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë  në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe vecanërisht ata të cilët kanë energji apo talente në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese të kalimit të kohës së lirë.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#Bashkia Lushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania