
Biodiversitit në dy parqet tona natyrore fillon nga flora si: drëdheza, trëndafili i egër, mollë të egra, shegë të egra, çajra të ndryshëm etj apo edhe shumë bimë medicinale. Duke vazhduar me faunen: ujku, derri i egër, dhelpra, vjedulla, lepuri, ketri, ariu, shpendët si: shqiponja, skifteri, bufi, shepka, thëllëza, pëllumbi, mullizeza, mullibardha etj.

Por, numri i specieve po reduktohet ndjeshëm nga disa aktivitete njerëzore si psh gjahu, zë zonat malore të Shqipërisë, kryesisht në zonën e Alpeve Shqipëtare dhe në zonën e Malit Korab-Koritnik.
Rëndësia e edukimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për këtë çështje është shumë e madhe, ndaj duhet përhapur kulturë dhe mendime positive pikërisht për Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit, duke shprehur se natyra është ajo çka na rrethon, por jemi ne qëniet frymore që i japim jetë.
Kështu që le të bashkohemi së bashku dhe të heqim dorë nga ndotja apo shfarosja e aktorëve që bëjnë pjesë në këtë zonë, duke i mbrojtur e mirëmbajtur ashtu siç duhet.