Reklame:

Horizont EU forcon bashkepunimin me shkollen e Mesme Profesionale “Hasan Gina”

Në datën 22 maj ora 13:30 në ambjentet e shkollës “Mesme Profesionale “Hasan Gina” u realizua ora e dytë ndërgjegjësuese me studentë të kesaj shkolle në kuadër të projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim merrnin pjesë 22 kursantë të degëve informatike dhe elektrik si dhe mesuesi i lëndës Artur Dushi. Nga Horizont EU merrte pjesë kordinatori në këtë rast edhe relatori i Horizont EU Shkëlqim Bylykbashi si dhe specialisti Aurel Sharka. Në këtë grup mxënësish të shkollës katër prej tyre janë banorë të bllokut ku do të realizohet projekti në Rajonin Nr 4.

Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka angazhimi i banorëve në aksione vullnetare me bazë komunitare në ambjentin e përbashkët ku jetojnë si dhe rolin e rinisë e nxënësve në vecanti për përdorimin dhe mirëmbajtjen e investimeve të kryera.
Z. Bylykbashi u kërkoi të rinjve mendime dhe ide për të zgjedhur mënyrën më të mirë që të mos dëmtohet investimi që do të realizohet në bllokun e banimit si dhe rolin e të rinjve në këtë ndërhyrje për të krijua një ambjent sa më komod publik e veçanërisht në mirëmbajtjen e tij në vazhdimësi.

Shkëlqim Bylykbashi, në bashkëbisedimin e tij theksoi rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë të përditëshme dhe vecanërisht referuar ngrohjes globale që po përjeton planeti si dhe mënyra për ta parandaluar dhe zbutur efektin e ngrohjes nëpërmjet rolit të njeriut në këtë proces shumë të rëndësishëm.

Horizont EU dhe angazhimet e saj si organizatë me fokus rininë si dhe krijimin e kushteve sa më lehtësuese për ta në çdo sektor vecanërisht sa i përket arsimit professional, punësimit si dhe aktiviteteve sportive gjatë kohës së lirë.

Pjesa e bisedës lidhur me profesionin e zgjedhur prej tyre dhe vaçanërisht ajo e tregut të punës dhe nevojave që ky treg ka për profesionet e shkollës ku marin dije këta të rinj nxiti mjaft interes dhe krijoi një atmosferë përfshirëse e me mjaft pyetje nga të rinjtë. Po kështu u prit me interes edhe roli i tyre pamvarësisht profesionit sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjen e ekuilibrave në natyrë.

Nxënësit u treguan të gatshëm për tu përfshirë në aksionet e ndërmara për reabilitimin e hapësiarve publike dhe në vecanti pjesës që ka të bëjë me rininë duke ofruar kontributet  e tyre në natyrë për montimin e objekteve të parashikuara si dhe në vazhdimësi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Nxënësit u treguan të gatshëm për tu përfshirë në aksionet e ndërmara për reabilitimin e hapësiarve publike dhe në vecanti pjesës që ka të bëjë me rininë duke ofruar kontributet e tyre në natyrë për montimin e objekteve të parashikuara si dhe në vazhdimësi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim dhe kërkesa për nxënësit për të ndihmuar në mbarëvajtjen e projektit si dhe problemeve që i shoqërojnë në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe veçanërisht ata të cilët kanë zgjedhur profesione për të cilat ka mjaft nevojë tregu i brendshëm dhe ai i jashtëm.

Partneriteti me shkollën e mesme profesionale “Hasan Gina” përfundoi me një takim pune me drejtuesit dhe stafin pedagogjik të shkollës nga i cili dolëm me konkluzionin që bashkëpunimi i ofruar nga shkolla do finalizohet me partneritet të vazhdueshëm dhe hapi i radhës nga Horizont EU dhe partnerët e tij mediatikë si Radio Lushnja apo rrjetet sociale do të jetë një fushatë sensibilizimi për të rinjtë jo vetëm në bashkinë Lushnjë por edhe më gjërë për informim të profesioneve që ofron kjo shkollë, suportit financiar dhe kushteve mësimore si dhe nivelin e marrjes së njohurive dhe diplomes e cila tashmë është e njohur edhe në Bashkimin Europian duke lehtësuar punësimin në çdo vend të Europës por edhe më gjërë.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#BashkiaLushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania