24-Maj Dita Evropiane e Parqeve.
Në këtë ditë ne kërkojmë të ndërgjegjësojmë të gjithë shoqërinë që janë pikërisht këto parqe natyrore që ne kemi, që na pasurojnë natyrën dhe ekosistemin tonë.
Në këtë ditë ne kërkojmë të ndërgjegjësojmë të gjithë shoqërinë që janë pikërisht këto parqe natyrore që ne kemi, që na pasurojnë natyrën dhe ekosistemin tonë.
Dita Evropiane e Parqeve është një ditë përkujtimore për Zonat e Mbrojtura në të gjithë Europën që u lançua në vitin 1999 nga Federata EUROPARC për të festuar Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën. Në këtë ditë ne synojmë t’i afrojmë njerëzit me natyrën dhe të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e bukurisë natyrore të ruajtur në Zonat e Mbrojtura dhe mirëqeverisjen e qëndrueshme të këtyre vendeve.
Ndaj, të gjithë si shoqëri duhet të kujdesemi më shumë për parqet tona duke nisur si fillim me pastrimin dhe mbajtjen pastër të ambjenteve e pse jo mbjelljen e pemëve të reja, për të gjallëruar kështu edhe biodiversitetin.