Në datën 29 maj ora 13:30 në ambjentet e shkollës se mesme “18 Tetori”, u realizua ora e 2-të përmbyllëse e edukimit e ndërgjegjësimit me nxënësit e klasës 10-të 4 të kësaj shkolle. 33 nxënës të pranishëm prej të cilëve 17 vajza dhe 16 djem u bëne me dije rreth ecurisë së projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.
Në takim morën pjesë 33 nxënës nga te cilet 17 vajza dhe 16 djem si dhe mesuesja kujdestare Irena Fasko si dhe dy persona pjese e stafit te Horizont EU. Shkolla “18 Tetori” është shkollë lider në bashkinë Lushnjë si dhe ka disa nxënës të cilët jetojnë brenda bllokut të pallateve ku po kryhet investimi ose në afërsi të tij ku po realizohet projekti në Rajonin Nr 4.
Eksperti i mjedisit Yrjet Saliasi u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka mjedisi në përgjithësi duke vënë thkesin në vecanti tek roli i njeriut në këtë process të rëndësishëm, vecanërisht të rinisë cka e kthen në detyrim dhe obligim për brezat e rinj. Angazhimi i banorëve në aksione komunitare në përgjithësi dhe vecanerisht roli i rinisë e sidomos i nxënësve janë tregues serioziteti dhe vijimësie.
Gjatë muajit qershor do të përfundojë vendosja e stolave dhe koshave e më pas të rinjtë dhe nxënësit do të kenë mundësi ti shijojnë gjatë stinës së verës e në vazhdim bashkë me këndin e lojërave dhe fushën e ping – pongut.
Ndryshimi i klimës dhe roli i njeriut me aktivitetin e tij në cdo fushë te jetës në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë ishin fokusi i expertit të mjedisit Saliasi gjatë shpjegimit që ju bëri nxënësve rreth ndikimit të njeriut në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë.
Roli kyc i rinise në frenimin e këtyre fenomeneve natyrore qëndron tek ofrimi i alternativave dhe metodave të reja, sa më miqësore me natyrën.
Emetimi i gazrave në natyrë frenohet vetëm nëpërmjet gjelbërimit duke i mëshuar fort zëvendesimit të nje druri qe pritet me të paktën 5 fidane te mbjelle.
Investimi që po realizohet në bllokun e pallateve në rajonin nr 4 dhe roli i nxënësve e të rinjve në këtë ndërhyrje ka vlerë jo vetëm për rehabilitimin e këtyre ambjenteve publike por veçanërisht për mirëmbajtjen e tij në vazhdim.
Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësve dhe përfaqësuesve të Horizont EU për mbarëvajtjen e projektit si dhe problematikat e ndryshme që shoqërojnë në këtë moshë gjithë të rinjtë, vecanërisht ata me energji pozitive dhe talente në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese për kalimin e kohës së lire nga cdo moshë.