Reklame:

Komuniteti faktor i rendesishem per mbrojtjen e investimeve publike

Horizont EU ne partneritet me Radio Lushnja u realizua emisioni Udhekryq ne kuader te projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” pjese e Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.
Ne studio per te diskutuar dhe dhene mendimet e tyre per temen “Komuniteti faktor i rendesishem per mbrojtjen e investimeve publike” ishin: – Flora Çarçani, mësuese në pension, banore e bllokut te banimit ku po zhvillohet projekti si dhe përfaqësuese e komunitetit,
– Yrjet Saliasi ekspert i Mjedisit
-Bernard Linatopi Kryetar i rajonit nr. 4 ku po kryhet investimi.

Gjate emisionit u vleresua investimi qe po kryhet si dhe serioziteti dhe perkushtimi i organizates Horizont EU per te ndryshuar jo vetem ambjentin e ketij blloku banimi por edhe jetesen e te rinjve por jo vetem.
Nje pike tjeter eshte dhe vullnetarizmi i te rinjve dhe banoreve te cilet u angazhuan menjehere ne keto punime ku ne veçanti spikat Lato Bilbili si vullnetari me i perkushtuar jo vetem per kryerjen e punimeve sa me cilesore ne kete bllok banimi por edhe per ruajtjen e tyre ne vazhdimesi.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.
#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#BashkiaLushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania