Në datën 16 Qershor ora 8:00, në ambjentet e bllokut të banimit të lagjes Gafurr Muco, Rajoni nr 4, nisi vendosja e pjesës së dytë të stolave të realizuar nga projekti “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje
Ky proces pune konsistoj ne 3 faza.
Faza e pare konsulta me banoret për piketimin, hapjen e gropave dhe betonimin e stolave. U zgjodh te ndahej ne dy faza montimi i stolave per shkak te numrit te madh te stolave per tu montuar dhe betonuar ne nje dite referuar edhe temperaturave si dhe kohes qe u duhej per tu thare.
Faza e dyte montimi i 7 stolave ne bllokun e perqendruar me gjelberim ku do te organizohej edhe expozita e piktures me nxenes e te rinj “Mjedisi ne syte e femijeve dhe te rinjve te lagjes Gafurr Muco”. Ky veprim u be me qellim qe stolat te ishin dekor dhe njeherazi pjese e ekspozites per banoret.
Faza e trete montimi i 6 stolave te tjere ne zona e tjera te bllokut ku banoret vendosen vete dhe i piketuam e me pas i montuam se bashku. Zgjidhja jone rezultoi me sukses dhe per fatin e mire dhe parashikimit tone e te banoreve optimiste e me besim tek te rinjte nuk patem demtime e akoma me keq te heqjes se ndonje stoli gjate nates se pare kur betoni ishte ende i njome.
Fale nje bashkepunimi te ngushte me Bashkine Lushnje por edhe me drejtuesit e Rajonit nr. 4, Ndermarrjen e Pasurise Publike Lushnje, banoret e zones, u be e mundur vendosja e 13 stolave ne bllokun e banimit duke permiresuar jetesen e banoreve. Po keshtu u be e mundur edhe sigurimi i bazes materiale (ristela 8 cope, vida, boje, rrul dhe tretes boje tapa plastike per profilet ne vendet ku ishin demtuar apo hequr e djegur nga vitet,) per riparimin e 7 stolave te meparshem pjese e ketij blloku por te demtuar nga koha, njerezit dhe amortizimi.
Gjate montimit te tyre shume njerez, banore dhe te rinj te bllokut kryesisht vleresuan faktin qe u kujtuan me ne fund edhe per bllokun tone se ishte harruar nga te gjithe. Prezenca e vazhdueshme ne terren e Horizont EU dhe kujdesi nga dy te zgjedhurit si bashkepunetore komuniteti Latif Bilbili dhe Sabe Mato per ndergjegjesimin e banoreve mbi rendesine qe ka investimi sepse eshte per te miren e tyre solli nje maredhenie te re besimi e per pasoje edhe komunikime ne linja problematikash te tjera qe ka zona dhe blloku ne vecanti. Forcimi i ketyre maredhenieve dhe kontaktet e shpeshta beri te mundur nderhyrjen dhe zgjidhjen e disa problemeve te cilat me shume kerkonin komunikimin dhe kontaktin me rajonin apo sektoret qe mbulonin sherbimin sesa angazhimin per ta ndrequr.
Komunikimi dhe menyra e zgjidhjes se problemeve qe dalin ne nje komunitet calonte nga ana e banoreve dhe kjo per shume arsye te cilat u bene pjese e diskutimve per zgjidhje me perfaqesues te bashkise, rajonit apo ndermarjeve te tjera pjese e bashkise Lushnje.
Kryetari i Horizont EU Shkëlqim Bylykbashi si dhe Kr. i Rajonit nr. 4 Benard Linatopi ne takimet e organizuara me banoret i falenderuan per bashkepunimin dhe ju kerkuan qe te mirembajne dhe te ruajne nga demtimet keto investime sepse jane ata qe do i perdorin dhe gezojne te ulur ne keto stola cilesore, qetesine dhe relaksin ne gjelberimin e ketij blloku banimi.
Te rinjte prezent gjate vendosjes se stolave u treguan mjaft te kenaqur nga cilesia e materialit te perdorur i cili tregon seriozitetin e donatorit por edhe te organizates Horizont EU ne realizimin e ketij projekti. Ata u shprehen se do ti ruajne dhe do te kujdesen qe keto investime mos te demtohen.