Në datën 22 Qershor ora 8:30, në ambientet e bllokut të banimit të lagjes Gafurr Muco, Rajoni nr 4, u realizua vendosja e koshave metalike per mbeturinat të realizuar nga projekti “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje
Gjithsej 11 kosha te rinj me konstrukt metalik te miratuar edhe nga bashkia Lushnje, te prodhuar per kete bllok banimi. Fale ketij projekti ky bllok ka ndryshuar rrenjesisht si ne imazh dhe ne aspektin estetik por edhe ne pastertine e ambjenteve te gjelberuara perpara çdo pallati apo edhe rrugice me akses nga banoret e ne menyre te veçante nga femijet si konsumatoret me te medhenj e natyrshem prodhuesit e mbetjeve qe mbushnin rruget e bllokut dhe ambjentet e gjelberuara.
Realizimi i vendosjes se ketyre koshave u be i mundur si gjithmone ne bashkepunim me Bashkine Lushnje, Rajonin nr. 4, NPP Lushnje si dhe komunitetin e bllokut te banimit ku po zhvillohet projekti. Deshira e disa banoreve per tu perfshire ne procesin e montimit na beri te ndjehemi mire ashtu sikurse edhe refuzimet e disa personave per vendosjen e tyre ne dy vende te cilat ishin minorance dhe u “eklipsuan” nga pjesa tjeter e banoreve te cilet vetem na uronin dhe ofronin mbeshtetje si dhe siguri per mosdemtim dhe perdorim te tyre nga femijet dhe çdo grup moshe tjeter.
Pikerisht takimet e shpeshta ne terren, emri i mire qe Horizont EU ka krijuar me pare dhe veçanerisht gjate diteve ne terren per realizimin e projektit por edhe deshira e mire e qytetareve per te besuar tek ne sollen edhe disa diskutime konstruktive nga te cilat percaktuam lehtesisht edhe vendosjen e koshave ne vendet sipas kerkeses se tyre.
Shkelqim Bylykbashi, kr. i Horizont EU vijoj tu kerkoje banoreve dhe te rinjve te jene te kujdesshem ne perdosimin por edhe mirembajtjen e ketyre koshave te cilet nese do te perdoren duke mos i hedhur mbeturinat ne toke, do ti japin nje pasterti lagjes e cila do te perkthehet ne shendet me te mire per te gjithe komunitetin e ketij blloku banimi.
Per çdo situate te krijuar apo problematike qe dilte ne terren ishte i menjehershem reagimi pozitiv dhe gadishmeria me prezence e kr. te rajonit z. Benard Linatopi si dhe z. Nertil Arapi lidhur me nderhyrjet e nevojshme qe keronte terreni ne aspektin e gjelberimit e veçanerisht te korrjes se barit i cili kete vit me lageshtire ka krijuar volum te shtuar pune ne gjithe bashkine Lushnje.
Perfaqesuesit me te larte te bashkise me ne krye kr z. Eriselda Sefa menjehere pas montimit te koshave na vleresuan me nota mjaft pozitive si per cilesine e stolave e koshave por edhe per estetiken dhe dizajnin e tyre duke na shprehur mirenjohje per punen e bere nga Horizont EU.